Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeta II, ka pësuar një aksident automobilistik pranë Estate Sandringham, por fatmirësisht nuk është dëmtuar.
Buckingham Palace njoftoi sot se Duka i Edinburghut është përfshirë këtë pasdite në një aksident automobilistik. Aksidenti ndodhi në afërsi të pronës Sandringham. Policia lokale mori pjesë në ngjarje.
Një zëdhënës i policisë u shpreh në ato momente se ata u thirrën në vendin e ngjarjes rreth orës 3 të pasdites, duke iu raportuar se ishin përplasur dy automjete , ndërkohë që shton se rruga nuk ishte e bllokuar dhe që ambulanca ishte thirrur.
Nuk dihet në qoft se Duka ishte duke i dhënë makinës ,edhe pse ai është shfaqur shpesh duke i dhënë një “Land Rover Discovery” të ngjashëm.
Pamjet që raportohen nga vendi i ngjarjes tregojnë se një “Land Rover Discovery” ka përplasur një makinë tjetër , pasojat e së cilës janë dy njerëz të plagosur me lëndime të lehta.
Rikujtomë që Princi Philip iu nënshtrua operacionit kirugjik në prill 2018 , ndërkohë që nga periudha e Krishtëlindjeve Duka ka qëndruar me Mbretëreshën në Sandringham.
Duka u tërhoq nga jeta publike në gusht 2017 pas përfundimit të 22,219 angazhimeve solo nga viti 1952. Ai nuk u bashkua me Familjen Mbretërore për shërbimin tradicional të Krishtlindjeve të Krishtlindjeve, por është shfaqur së bashku me Mbretëreshën në disa ngjarje që prej daljes së tij në pension.
Përktheu: AlpeNews.al