• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 March, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

30 March, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRIMARET/ PD voton sot për “të parët” e betejës së 14 Majit, katër zona “ia fal” Metës, një e lë bosh
Home
Politikë

PRIMARET/ PD voton sot për “të parët” e betejës së 14 Majit, katër zona “ia fal” Metës, një e lë bosh

4 December, 2022 shqipe.autor Politikë

Partia Demokratike do të zhvillojë sot për herë të parë një proces të brendshëm zgjedhor nga i cili do të dalin kandidatët e opozitës për zgjedhjet e 14 majit.  Anëtarët e Partisë Demokratike dhe simpatizantë të saj mund tu drejtohen degëve lokale për të shprehur vullnetin e tyre se cilin nga emrat që janë në garë dëshirojnë ta shohin rival të Partisë Socialiste për bashkinë e tyre.

Beteja më e fortë konsiderohet në kryeqytet, ku përballja do të jetë mes 7 kandidatësh, mes tyre Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gert Bogdanit dhe Julian Deda.

Në dy bashki të tjera të mëdha PD shkon në zgjedhje me 1 emër, Luçiano Boçin në Elbasan dhe Bardh Spahinë në Shkodër. Ndërsa anëtarësia e PD-së në Durrës duhet të zgjedhë dhes Igli Carës dhe Armand Dervishit.

Kruja është bashkia e cila ka më së shumti kandidatë, plot 11 emra që synojnë të jenë përballë PS-së në 14 Maj.

Procesi do të mbahet në 56 bashki dhe jo në 61.  Kjo për shkak të dinamikave të brendshme. Jashtë primareve do të jetë Bashkia e Malësisë së Madhe, për të cilën nuk u regjistrua asnjë kandidat.

Në 4 bashki të tjera, Sali Berisha ju ka dhënë dorë të lirë aleatëve të vegjël minoritarë duke mos i nënshtruar në votim e duke ju lënë të drejtën të zgjedhin vetë kë do të kandidojnë.

Vangjel Dules i vihen në dispozicion bashkitë: Himarë, Finiq e Dropull ku ka përqendrim minoritarësh grekë, ndërsa Pusteci i është rezervuar një partie të minoritetin maqedonas.

Nga 56 bashkitë ku do të zhvillohet procesi i primareve, në disa zona të rëndësishme ka vetëm një kandidat: në Elbasan, Shkodër dhe Kukës.  Por zgjedhjet do të mbahen edhe këtu.

Edhe anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirsë mund të votojnë këtë të diel, por vetëm në 4 bashki të cilët Berisha ja ka lënë Metës të futë në garë emrat e tij.  Ato janë: Kuçova, Skrapari, Përrenjasi dhe Memaliaj.

Që një kandidat të shpallet fitues duhet të marrë votat e më shumë se gjysmës së pjesëmarrësve në primare. Nëse asnjë kandidat nuk merr  50% plus 1 votë të dielën, në 11 dhjetor do të bëhet raundi i dytë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA SHERRET, XHELOZIA TE PROBLEMET ME DROGËN/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën
Previous article THIRRJE QEVERISË SË TIJ/ Ministri britanik i Emigracionit: Shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar

shqipe.autor

Postime të ngjashme

KULLAT E LARTA NË TIRANË/ Veliaj: Nuk jemi më në rrumpallhanen e viteve ’90 Politikë

KULLAT E LARTA NË TIRANË/ Veliaj: Nuk jemi më në rrumpallhanen e viteve ’90

PËRPLASJE NË KUVEND/ Tabaku-Ibrahimajt: Rindërtim për fushatë. Ministrja: Na pengoi pandemia Politikë

PËRPLASJE NË KUVEND/ Tabaku-Ibrahimajt: Rindërtim për fushatë. Ministrja: Na pengoi pandemia

VIDEOLAJM/ Kim takon pensionistin në Roskovec, mesazhi i ambasadores: Kujdesuni për... Politikë

VIDEOLAJM/ Kim takon pensionistin në Roskovec, mesazhi i ambasadores: Kujdesuni për...

Facebook Comments

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste Blog

ARTUR AJAZI/ E djathta në Shqipëri, si parti leniniste

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit Blog

LUTFI DERVISHI/ Largimi Kiarës, shenjë e kiametit

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së Blog

FRROK ÇUPI/ Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip Blog

FLAMUR TOPI/ Lojërat e gabuara të Big Brother Vip

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend! Blog

EMIRJON SENJA/ Kostoja e të jetuarit ndershëm në këtë vend!

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT