• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRIMARET/ Floriana Garo: Lideri i patronazhistëve nxori kryet nga strofulla e enverizmit. Vrasës serial i proceseve zgjedhore
Home
Politikë

PRIMARET/ Floriana Garo: Lideri i patronazhistëve nxori kryet nga strofulla e enverizmit. Vrasës serial i proceseve zgjedhore

4 December, 2022 s.autor Politikë

Deklarata:

PikëriDsht në ditën kur vëmendja e shqiptarëve, medias dhe politikës, është e plotë mbi primaret në Partinë Demokratike, nga strofulla e enverizmit nxjerr kryet me qoshe diktatoriale, lideri suprem i patronazhistëve.

Edi Rama sapo sharroi sërish me plumba të drejtën e votës dhe lirinë e zgjedhjes, kur iu referua patronazhistëve të tij, një sistemi infamoz dhe mafioz, që ka thyer rëndë besimin e shqiptarëve te zgjedhjet, duke i njollosur ato përmes spiunimesh dhe manipulimesh.

Me sistemin e patronazhistëve jemi një makineri e pathyeshme, tha Rama. Ai harron, ose bën sikur, se çka ai quan sistem është kritikuar dhe kundërshtuar, si nga ODHIR ashtu dhe nga Komisioni Europian.

Çka ai quan sistem, nuk është gjë më shumë se një rrjet bracash elektoralë, hajdutë xhepash, që fusin duart në një ndër proceset më intime dhe të pavarura ndër të drejtat e njeriut, zgjedhjen e lirë nëpërmjet votes së fshehtë.

Çka ai quan sistem, nuk është gjë tjetër veçse skota pararendëse e ajatollahizmit elektoral, që u pasua nga sulmi kibernetik Iranian. Çka Rama quan ‘makineri të pathyeshme’ raporti i ODHIR e klasifikon si më poshtë:

“Rrjedhja e të dhënave personale sensitive të rreth 900,000 shtetasve shqiptarë para zgjedhjeve, duke përfshirë edhe preferencat e tyre politike, u kthye në shqetësim serioz dhe i bëri zgjedhësit vulnerabël ndaj presionit.

Ndarja ose kombinimi i paautorizuar i të dhënave personale të votuesve për qëllimet e supozuara të angazhimit demokratik mund të konsiderohet shkelje e angazhimit për mbrojtjen e të drejtës për jetën private dhe familjare.

Kjo mund të dëmtojë besimin e elektoratit, duke përfshirë edhe besimin te fshehtësia e votës së tyre”.

Partia Demokratike dënon me forcë këtë riangazhim në poshtërsi dhe këtë mburrje në hajdutëri të Edi Ramës dhe shpurës së tij, me dosje që shtrihen nga malet e Dibrës në faqet e gazetës Bild në Berlin.

U bëjmë thirje OSBE-ODHIR, Komisionit Europian, dhe të gjithë organizmave relevantë në çështjet zgjedhore dhe demokracisë, të monitorojnë sjelljet repetitive dhe recidiviste të këtij vrasësi serial të proceseve zgjedhore.

Shqiptarëve u përsërisim thirrjen se dalja në shesh më 6 dhjetor, është një kambanë alarmi që e drejta e votës të mos ju merret nga ajatollahët e Ramës, por të jetë e tyrja.

Ashtu siç u respektohet qytetarëve të gjithë shtetarëve europianë që vijnë të martën në Tiranë, ashtu duhet respektuar edhe e drejta e tyre për votë të lirë dhe të fshehtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I PASH NJË MESAZH"/ Vrau të dashurën për xhelozi, flet shqiptari: Jam penduar
Previous article I BËRI "TWERK" KOLEGUT TË MARTUAR/ Policja shqiptare godet sërish në New York (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT