• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri rol kyç në procesin e reformave. Na shfrytëzoni
Home
Sociale

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri rol kyç në procesin e reformave. Na shfrytëzoni

15 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zëvendësministri i Jashtëm i Austrisë Michael Linhart zhvilloi sot një vizitë në Tiranë ku, si Përfaqësues i Kryesisë së OSBE-së për vitin 2017, nënvizoi rolin kyç të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për mbështetjen e procesit të reformave në vend.

Gjatë vizitës së tij në zyrat e Prezencës, Linhart u informua rreth zhvillimeve të fundit nga Kryetari i Prezencës, Ambasadori Bernd Borchardt, dhe stafi i tij. Gjithashtu, si pjesë e agjendës dypalëshe, ai u takua me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, Zëvendëskryeministren Senida Mesi, Zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Artemis Dralo, si dhe kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Linhart vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Prezenca e OSBE-së për autoritetet shqiptare, në përputhje me nevojat e vendit: “Misionet e OSBE-së përfaqësojnë një vlerë të shtuar për organizatën tonë, për të ofruar ndihmë sipas nevojave përgjatë proceseve të vazhdueshme të reformave në vendet pritëse. E njohur anembanë Shqipërisë, Prezenca është provë e padiskutueshme e kësaj qasjeje”.

“Ndihma për konsolidimin e shtetit të së drejtës, pavarësinë e gjyqësorit — si dhe për proceset zgjedhore transparente, të drejta dhe gjithëpërfshirëse — përbën një element kyç të mandatit të Prezencës” – tha Linhart. “Ne nxisim autoritetet shqiptare që të shfrytëzojnë në maksimum mbështetjen që Prezenca ofron sipas nevojave të vendit dhe të përdorin të gjithë diapazonin e mjeteve të OSBE-së, përfshirë Zyrën për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Komisionarin e Lartë për Minoritetet Kombëtare dhe Përfaqësuesin e Lirisë së Medias”.

Nga ana e tij, Borchardt foli për rolin konstruktiv të Shqipërisë në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë nismat e fundit për shkëmbimet mes të rinjve, të organizuar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe Prezencën e OSBE-së.

“Jemi të lumtur që punojmë nga afër me të rinjtë dhe që përfshijmë perspektivat rinore në punën e përditshme të OSBE-së, duke forcuar vetëbesimin dhe dialogun mes tyre,” tha Borchardt. “Prezenca mbetet e gatshme që të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe të punojë me qeverinë, aktorët politikë, shoqërinë civile, median dhe të gjithë qytetarët për të ecur përpara me reformat kyçe.”

Prezenca e OSBE-së ka qenë aktive në Shqipëri që nga viti 1997. Prezenca ka si mandat të ndihmojë Shqipërinë për zhvillimin e institucioneve demokratike të efektshme dhe të përkrahë shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut në përputhje me përparësitë e vendit. Një gjë të tillë, Prezenca e arrin përmes një sërë nismash për reforma ligjore dhe administrative, veprimtarive që synojnë të luftojnë korrupsionin dhe trafikimin, si dhe programeve për zhvillimin e medias në vend, mbështetjen e shoqërisë civile, si dhe trajnimin e policisë dhe zyrtarëve të doganave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ylli sqaron ngjashmërinë e klipit të tij me atë të Kanye West
Previous article FOTO/ Zbulohet i dashuri i Bebe Rexhës

Redaktor2

Postime të ngjashme

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket Aktualitet

"KUJDES NGA SMS-të MASHTRUESE..."/ Policia apel qytetarëve: Mos i klikoni linket

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona Aktualitet

"RAMA NË BURG"/ Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushit: Shqipëria është e jona

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MORINË-KUKËS/ Makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT