Figurat e njohura të showbizit rrallë herë mund ta pranojnë se janë dhunuar nga partneri ose familjarë të tyre.
Të pakta janë ato femra që gjejnë guximin ta thonë këtë publikisht dhe pa u fshehur.
Një ndër to është edhe moderatorja dhe këngëtarja Gerta Heta. E ftuar në “Oktapod”, Gerta ka treguar një histori shokuese se si i dashuri i saj i parë e dhunonte fizikisht dhe e kërcënonte.
Ajo tha se për 6 muaj ka marrë presione të shumta nga një njeri shumë i dhunshëm i cili e frikësonte.
Gerta u shpreh:
Lidhja ime e parë ka qenë me një person të dhunshëm dhe vuaja nga dhuna fizike. Haja dru çdo ditë. Isha 18 vjeç dhe nuk guxoja t’i thoja njeriu se më bënte presione. ‘Do t’i thyej këmbët vëllait tënd’, thoshte. Unë kisha frikë t’u tregoja edhe prindëve. Pas 6 muajsh dhune sistematike i thashë prindërve dhe arrita të largohesha nga ai njeri. Në plazh prindërit më panë me njolla të zeza në trup dhe aty u detyrova fola. I thashë prindërve që kisha nevojë për ndihmën e tyre që mos të më linin vetëm. Prindërit m’u gjetën jashte mase afër. 1 vit të tërë ata më sillnin, më prisnin në shkollë. Ai më përndiqte, vinte tek shkolla, shkruante tek muret ‘Gerta të dua, më fal’. Ai ishte 5 vjet më i madh se unë. U largua vetëm kur i kam çuar policinë në shtëpi.”
Gerta tani është e martuar dhe është nënë e dy vajzave.



