• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREZANTUESI MË I RI I TELEVIZIONIT/ Ish-kryeministri italian Renzi rikthehet me një detyrë të re
Home
Nderkombetare

PREZANTUESI MË I RI I TELEVIZIONIT/ Ish-kryeministri italian Renzi rikthehet me një detyrë të re

4 September, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Pas një heshtje të gjatë prej 5 muajsh, ish-kryeministri italian dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Matteo Renzi është shfaqur në televizionin italian për të prezantuar projektin e tij më të ri “Florence”, një film dokumentar mbi qytetin e tij Firenze ku dikur ka qënë dhe Kryetar Bashkie.

Në një intervistë për Mediaset, Matteo Renzi, fillimisht ka deklaruar se nuk do të kandidojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike në zgjedhjet që priten të mbahen së shpejti.

“Kam kandiduar dy herë, kam fituar dy herë e po dy herë më kanë bërë luftë brenda Partisë”, ka thënë ai.

Projekti më i afërt për ish-kryeminstrin italian, aktualisht senator i Partisë Demokratike është filmi dokumentar me 8 pjesë i titulluar “Florence” dhe realizuar në bashkëpunim me producentin e menaxherin televiziv Lucio Presta.

Nën veshjen e ciceronit, Matteo Renzi, rrëfen historinë e Firenzes duke vizituar ndërtesat, sheshet, rrugët, muzetë, vendet më simbolike të këtij qyteti.

“Të rrëfesh historinë e Firences, bukurinë e saj, vlerat e saj është një emocion pa fund, një ëndërr që kultivoj prej vitesh”, është shprehur ish-kryeministri italian.

Pasi brenda Firences, tha ai, nuk është e shkuara por e ardhmja.”

“E nëse dhe ky film do të ndihmojë dikë për të gjetur forcë në emocionet e tij, për t’u mrekulluar, kuriozuar, atëherë nuk do të jetë një kohë e shkuar dëm, pasi sipas Renzit në këto kohë barbarie është e drejtë të vlerësojmë bukurinë, të vlerësojmë kulturën kundër një epoke me fake news.”

“Mendoj se bukuria do të shpëtojë botën, është shprehur Renzi në intervistën e tij përballë gazetares së Mediaset, Barbara Palombelli, shprehje kjo e huazuar nga shkrimtari i madh rus Dostojoveski e shkruar në qytetin e Firences.

Sipas Renzit, sot është e rëndësishme të jepen mesazhe pozitive përballë momenteve të vështira që po jeton Italia siç ishte dhe shembja e urës Morandi.

Për këtë tragjedi të rëndë që goditi Italinë me 43 viktima mes të cilëve dhe dy të rinj shqiptarë, senatori Renzi ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë “5 Yje- Lidhja” që e akuzojnë se ekzekutivi i tij i dikurshëm ka marrë para nga shoqëria e mirëmbajtjes së urës “Autostrade per L’Italia”.

“Nuk ndjehem fajtor për asgjë , ka deklaruar Renzi, nuk kemi marrë asnjë qindarkë nga kjo shoqëri, përkundrazi para ka marrë Lidhja. Sot ka emra përgjegjës për këtë tragjedi dhe që duhen vënë para drejtësisë.”

Publiku italian do ta shoh filmin dokumentar “Florence” këtë vjeshtë. Shtëpia prodhuese është në bisedime me grupin Mediaset por dhe me disa plataforma dixhitale italiane dhe ndërkombëtare për shitjen e të drejtave të transmetimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN TË DOMINOJNË/ Mbi 1 miliard euro për blerje, SERIE A thyen një REKORD (STATISTIKA)
Previous article Wanda Nara: ICARDI do të bëjë më shumë GOLA se RONALDO, sepse është më...

k.autor

Postime të ngjashme

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar? Botë

QYTETET MË TË MIRA NË BOTË PËR VITIN 2026/ Çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë Botë

FLET NË OKB/ Zelensky: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA Botë

ULJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË NË TREGUN VENDAS/ Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT