Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Lushnjë, ku ka inspektuar “veprën madhore e ujitjes”, nga rindërtimi i rezervuarit të Thanës, më i madhi në dispozicion të bujqësisë në rajon, te ndërtimi i 44 kilometrave kanale kryesore.
Gjatë takimit Rama ka qenë i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Blendi Çuci, nga deputeti i PS-së Bujar Çela dhe nga zv.ministri i Bujqësisë Dhimo Kote, ku nuk kanë munguar batutat to.
Rama në një moment i është drejtuar zv.ministrit duke i thënë: “E di edhe vetë Saliu këtë, se Dhimua ishte kryetar pune konsensual. Se unë jam nxënësi i Dhimos për çështje të bujqësisë. Ti dekoratë ke fermerin. Zv ministrin e ke njollë”.
Ndërkaq ka përmendur edhe zv.kryeministrin Erin Braçe. “Konkurencën me Erion Braçen nuk ua zhgjidh dot… Sinqerisht falë jush që jeni njerëz me miza në kokë të dhe Erioni, presioni në kuptimin e mirë dhe në të keqin, që na e keni nxirë jetën, kemi arritur të khjellohemi…”, shtoi Rama ndër të tjera.
Pjesë nga biseda:
Rama: E di edhe vetë Saliu këtë, se Dhimua ishte kryetar pune konsensual. Se unë jam nxënësi i Dhimos për çështje të bujqësisë. Ti dekoratë ke fermerin. Zv ministrin e ke njollë. (Dhimos)
Dhimo: Kur kam ardhur këtu dhe e kam parë thashë kjo është uau. Një punë kolosale. Nëse këto investime sdo ishin bërë bujqësia ska zhvillim. E mbaj mend
Rama: Konkurencën me Erion Braçen nuk ua zhgjidh dot.. Sinqerisht falë jush që jeni njerëz me miza në kokë të dhe Erioni, presioni në kuptimin e mirë dhe në të keqin, që na e keni nxirë jetën, kemi arritur të khjellohemi…
Më kujtohet atëherë kur ma ke treguar. Problemi ishte që nuk ishte i degraduar por i rrezikshëm. Ishte ndërhyrje që donte goxha lekë. Këto janë gjëra që sduhen. Sjanë si ato bulevardet e parqet e lali Erit, kanë një strategji.
Çka bëhet për mirë bën lajm me vështirësi, por nëse i marrim me rradhë sektorët, sektori më i keqlajmëruar në mediet në Tiranë është bujqësia. Por nëse marrim faktet, shohim sa produkt vendas shkon në treg dhe në[për shpi në krahasim me produktin e importuar është dyfish.
Është një gjë për të cilën jam realisht krenar që e kemi bërë.
Me kokë të Erion Braçes dhe Bujarit dhe me mbështetjen e kryetarëve të bashkive jemi në kushte ku mund të shkojmë e tu themi njerëzve shumë gjëra ka për të bërë.


