Berisha ka nisur fushatën për prezantimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe atë e ka nisur nga Sukthi ku ka prezantuar kandidatin për kryetar i bashkisë së Durrësit, Ardian Mukën.
Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk ka kursyer akuzat e forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha sa i përket projektit të ndërtimit të portit të ri të Durrësit.
“Durrësi ka parë hordhitë e saj të huaja, por asnjëri prej tyre nuk ka parë t’ia heqin portin. Kjo qeveri në mënyrën më të papërgjegjshme, pas një sage në një nga aferat më korruptive në Europë, duke kërcënuar e prekur kafshatën e 12 mijë familjeve që ushqeheshin me rroga në aktivitetin e Portit. Për të shndërruar në 800 mijë metër katror në pallate, u tha për Emmar, por tani del për Edvin e Lul Bravën, dhe paratë drogës. Shikoni çfarë po bëjnë duan ta presin me sopatë 3 mijë vite histori, por babëzia e lukunia nuk ka kufi tek këta njerëz. Nëse do të ndërtosh një port të ri në Porto Romania, atëherë jepja 800 mijë katrorë, qytetarëve të Durrësit të ndërtojnë me paratë e tyre po pse t’i marrin Lul Brava dhe Edi Rama. Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj qytetarë të Durrësit dhe shqiptarëve”, tha Berisha.


