• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREZANTOHET REKTORI I RI I AKADEMISË SË SIGURISË/ Ilirjan Mandro zëvendëson Bilbil Memaj
Home
Sociale

PREZANTOHET REKTORI I RI I AKADEMISË SË SIGURISË/ Ilirjan Mandro zëvendëson Bilbil Memaj

23 May, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Ilirjan Mandro është prezantuar sot si Rektori i ri i Akademisë së Sigurisë, i cili zëvendëson në këtë post, Bilbil Memaj.

I pranishëm ishte drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili vlerësoi punën, angazhimin dhe profesionalizmin e ish-Rektorit të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj, i cili tashmë është emëruar Këshilltar në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Nano theksoi se Akademia e Sigurisë kishte nevojë për një impuls të ri dhe në këtë kuadër zgjedhja e ish-dekanit të Fakultetit të Hetimit dhe Sigurisë Ilirjan Mandro, në krye të Akademisë së Sigurisë, do të çojë me tej projektet e nisura nga vetë Akademia dhe nga Policia e Shtetit, për ta fuqizuar më tej këtë institucion shumë të rëndësishëm, jo vetëm për Policinë e Shtetit , por për të gjitha institucionet që garantojnë siguri në vend.

Më tej Nano ka vlerësuar integritetin, përgatitjen profesionale dhe përkushtimin që mbart profesor Mandro, dhe i ka vendosur në mënyrë simbolike gradën drejtues i lartë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka kërkuar nga të gjithë të pranishmit që, së bashku me Rektorin e ri të Akademisë së Sigurisë, të punojnë me përkushtim, ndershmëri dhe profesionalizëm në edukimin e brezave të ardhshëm të Policisë, pasi Akademia e Sigurisë është institucioni me i rëndësishëm që shkollon dhe trajnon brezat, jo vetëm të Policisë së Shtetit, por edhe të shumë institucioneve të tjera në vend.

Gjatë fjalës së tij Bilbil Memaj ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm për vlerësimin dhe i ka uruar Rektorit të ri suksese në detyrë.

Ilirjan Mandro ka siguruar Drejtorin Nano se besimin e tij për ta emëruar në këtë detyrë, do ta përmbushë më përkushtim e ndershmëri dhe përmes një filozofie të re për ta çuar në një stad tjetër Akademinë e Sigurisë, në interes të së mirës së përgjithshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PËRFUNDIM TË VIZITËS NË TIRANË/ Ministri i Jashtëm i Greqisë takohet me Ramën: Ja për çfarë biseduam
Previous article MERR FLAKË TRAGETI/ Konfirmohen 7 viktima nga 134 pasagjerë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT