Pasi u emërua paraditen e sotme, prezantohet drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu. Mësohet se i pranishëm është edhe ministri Xhafaj i cili ishte edhe e ka prezantuar atë.
Veliu: “Policia ka nevojë për rikustruktim të efektshëm në nivel qendror dhe vendor. Në polici s’mund njerëzit e kualifikuar jo thithonë ka qenë në nivelin e duhur”.
“Nuk dua ta fsheh që e kam ëndërruar këtë ditë”. Këto ishin fjalët e para të Ardi Veliut, që sot mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ish-kreu i Policisë së Tiranës në ceremoninë e betimit sot në praninë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tha se përmbushja e këtij misioni do të jetë sfida e jetës së tij.
“ Në këtë çast, në respekt të të gjithë brezave të policisë shqiptare, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, për nderim tim personal, betohem që do mbaj me nder flamurin e policisë së Shtetit,” tha Veliu.
“Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua. Çdo oficer policie e ëndërron këtë ditë. Nuk dua ta fsheh e kam menduar edhe unë, e shoh si sfidën e jetës sime. Përgjegjësia ndaj qytetarëve të Shqipërisë, besimin e qeverisë shqiptare ndaj meje, më angazhon mua të jap maksimumin tim për ta përmbushur me sukses këtë mision. Jam i ndërgjegjshëm që policia është institucioni më i besuar në Shqipëri. Do realizojmë të gjitha objektivat e vëna nga qeveria shqiptare, për përmirësimin e cilësisë së sigurisë. Policia ka nevojë për një ritëm të ri, më dinamik. Në polici nuk mungojnë njerëzit e duhur dhe profesionistë. Ka nëvojë për ristrukturim të efektshëm si në nivel qendëror edhe në atë vendor. Policia e Shtetit sot ka nevojë për një menaxhim më eficent të burimeve njerëzore. Monitorimi i punonjësve të policisë dhe përmirësimi i kushteve të punës do të jenë elementët kryesore në vazhdim,” u shpreh ai ndër të tjera.
Ardi Veliu deri më tani ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë së Tiranës që prej vitit të kaluar. Në një konkurs të bërë pak ditë më parë për zëvendësuesit e Çakos, Veliu doli i pari në listë.
/AlpeNews.al/



