Gjykata e Tiranës dënoi këtë të martë me dy vite burg Ermes Hoxhallin, të riun i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në SHBA duke mashtruar zyrtarë të Ministrisë së Arsimit nëpërmjet falsifikimit.
Hoxhalli u dënua për falsifikim dokumentesh dhe falsifikim kompjuterik, teksa përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.
Më 20 nëntor të 2024 Prokuroria e Tiranës mbylli dosjen dhe dërgoi për gjykim ndosjen ndaj Ermes Hoxhallit, 20-vjeçari i cili akuzohet si organizatori i një skeme mashtrimi në institucionet arsimore me bursat për studim.
Pas një hetimi intensiv 6-mujor nga Njësia e Hetimeve Kriminale pranë Ambsadës Amerikane në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës u zbulua se Ermes Hoxhalli 20-vjeç mashtronte mësues dhe nxënës duke premtuar programe me udhëtime falas në SHBA duke u hequr si mbesa e kryeministrit Edi Ramës, Klea Rama.
Në programin me bursa falas në SHBA rezultojnë të përfshirë një numër i madh nxënësish dhe mësuesish nga Shqipëria.


