• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRETENDETËT E PD PËR DEPUTET/ Javës tjetër nis seleksionimi, 2000 propozime në tavolinën e Nishanit, Mustafajit, Rulit dhe profesor Markut
Home
Politikë

PRETENDETËT E PD PËR DEPUTET/ Javës tjetër nis seleksionimi, 2000 propozime në tavolinën e Nishanit, Mustafajit, Rulit dhe profesor Markut

9 August, 2020 s.autor Politikë

Gushti nuk pritet të ketë zhvillime për politikën në përgjithësi, por për kandidatët e PD-së që synojnë të jenë deputet nesër, po.

Pas miratimit formal të pesë emrave të Komisionit të Vlerësimit nga kryesia e më pas Këshilli Kombëtar, duke filluar nga e hëna e javës që vjen Partia Demokratike do të fillojë seleksionimin një më një të mbi 2000 propozimeve që kanë ardhur nga baza si kandidat për deputet.

Secili prej tyre duhet të plotësojë një formular të gjatë me 42 pyetje, dhe më pas është komisioni i Vlerësimit që do të fillojë seleksionimin bazuar jo vetëm mbi përgjigjet, por edhe në disa kritere të tjera që lidhen me angazhimin e tyre partiak dhe politik, sa i kanë mbrojtur interesat e PD-së dhe jetëgjatësia e tyre në strukturat partiake.

Burime zyrtare i thanë gazetës “SI” se procesi konkret nis nga e hëna e javës që vjen përmes mbledhjesh të ngjeshura ku në fund të gjithë kësaj faze do të dalin dy lista; Lista e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të konsultimit me anëtarët dhe lista e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Nga 2000 emrat e propozuar nga baza ka shumëçka; nga ata të larguarit, më të rinjtë, ish-zyrtarë lokalë e deri figura partiake degësh.

Propozimet vijojnë të ndahen mes dy epokash ajo e Berishës dhe aktualja e Bashës

Është vënë re gjatë këtij procesi se të larguarit (më saktë ata që u larguan nga Basha) nuk kanë marrë mbështetje të madhe gjatë propozimit, ndërsa është parë dendur fenomeni i votimit për njëri tjetrin.

Faza e përzgjedhjes së kandidaturave është parashikuar të zgjasë deri javën e parë të shtatorit, për të kaluar sërish në bazë ku anëtarët e partisë do të votojnë sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Në një datë të shpallur paraprakisht për votim, çdo anëtar ka të drejtën që të shprehë kontestimin e tij (“votë kontestuese”) për një ose më shumë kandidatë nga lista.

Numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen, nuk duhet të jetë më shumë se 20 % e numrit total të listës së kandidatëve, për secilën degë.

Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të partisë në atë degë, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

I gjithë ky proces do të zgjasë dy javë, për tu kthyer pastaj lista për një tjetër “krasitje” në kryesinë e partisë.

Jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve do të jenë zanafillë e bazës, ndërsa jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj. I gjithë procesi mbyllet në muajin tetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËSHTIRËSI NË FRYMËMARRJE DHE DHIMBJE PREJ 10 DITËSH/ Këngëtarja shiptare Bebe Rexha do t’i nënshtrohet operacionit (FOTOT)
Previous article NOVERGJI/ Vonohet një minutë, pasagjerët e avionit përfundojnë… në karantinë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT