• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRET AMBASADORIN E BE/ Nikolla: Integrimi europian, në krye të agjendës së Kuvendit
Home
Politikë

PRET AMBASADORIN E BE/ Nikolla: Integrimi europian, në krye të agjendës së Kuvendit

20 September, 2021 F.autor Politikë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot Ambasadorin e BE-së, z. Luigi Soreca. Z. Soreca i uroi Kryetares së Kuvendit suksese në detyrën e lartë dhe shprehu vullnetin e Delegacionit të BE-së në Tiranë për të vazhduar e zgjeruar bashkëpunimin me Kuvendin e Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, i shprehu Ambasadorit Soreca mirënjohjen për urimet dhe e siguroi për vullnetin e saj për të thelluar bashkëpunimin me Delegacionin e Bashkimit Europian.

“Unë jam e përkushtuar për të krijuar një klimë të re bashkëpunimi e komunikimi në Kuvendin e Shqipërisë. Integrimi europian do të jetë në krye të agjendës së Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës së re. Kam besim se për të gjithë këto punë të mëdha që na presin, do të kemi edhe bashkëpunimin e opozitës dhe unë do të jem lehtësuesja e dialogut dhe komunikimit në Kuvend”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ambasadori Soreca shprehu kënaqësinë që Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një zonjë dhe nënvizoi se Delegacioni i BE-së ka besim në eksperiencën, reputacionin, kredibilitetin dhe vullnetin Tuaj politik.

Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave, BE është shumë e vendosur për fillimin e tyre dhe Delegacioni do të kontribuojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRÇARJA PD-LSI? Petrit Vasili: Ja pse nuk e ndjekim Bashën kur ikën nga Kuvendi. Me BERISHËN bashkohemi...
Previous article SHUHET NJË FAMILJE E TËRË! Shpërthimi i bombolës së gazit. Pas 2 motrave dhe mamasë, humb jetën edhe 12-vjeçari

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT