• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRET 10 MATURANTËT EKSELENTË/ Rama: Në familje të varfra kam takuar fëmijë që shkëlqenin në mësime
Home
Politikë

PRET 10 MATURANTËT EKSELENTË/ Rama: Në familje të varfra kam takuar fëmijë që shkëlqenin në mësime

19 November, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë “Medalje të Artë” për 10 maturantët ekselentë. Në ceremoninë e organizuar në Kryeministri, kreu i qeverisë i vlerësoi ata për arritjet në mësime.

Gjatë fjalës së tij, Rama kujtoi edhe njëherë vizitat e  tij në familje në kushte të vështira ekonomike. Kryeministri tha se në këto familja ka takuar fëmijë të shkëlqyer në mësime, ndonëse mësonin në kushte tepër të vështira.

“Kjo ceremoni është një praktikë dhe dhënia e medaljeve të arta për maturantët më të shkëlqyer është për ne jo vetëm momenti i dorëzimit të medaljes të shumëmerituar, por edhe një moment për tu ndarë me të gjithë publikun, për rrezatimin e forcës së shembullit.

Kush mund ta mbajë mend ceremoninë e fundit do të më quajë përsëritës por unë do ta përsëris atë që në këndvështrimin tim është thelbi, mes jush me siguri ka vajza dhe djem që vinë nga situata të vështira familjare, me siguri ka nxënës që i kanë pasur të gjitha justifikimet për të mos bërë këtë që keni bërë, vështirësi ekonomike, sociale, distance, por fakti që ju sidoqoftë nuk keni shfrytëzuar asnjë prej këtyre justifikimeve për të lënë pas dorë një notë të vetme flet për dallimin madh njeriut që i beson ëndrrës së vet dhe e ushqen ambicien me punë të palodhur dhe shumë kujt tjetër që fsheh mosarritjet e veta që mund të jenë të gjitha legjitime.

Për shkak të detyrës kam vizituar familje në situata të vështira, ajo q më mbetet si mbresë është fakti që në ato familje ku në ndonjë rast dhe vetë çatia ishte e pamjaftueshme për të mbajtur shiun, kam, pasur privilegjin të takoj fëmijë që shkëlqenin në mësime. Fëmijë që mësonin në kushtet më të pamundura dhe që ktheheshin në shtëpi me dhjeta. Nuk mjaftoheshim me shqipen, por flisnin anglisht rrjedhshëm, ndëkohë që në shtëpinë e tyre diskutohej sfida e përditshme e ushqimit në tavolinë.

Kjo ceremoni është pasqyra e një brezi që kalon kohën e vet më të bukur të shkollës në situata që nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, por që mbledh këtu një grup të konsiderueshëm vajzash dhe djemsh, por që i bashkon këtu fakti që janë këtu po njësoj të gjithë të shkëlqyer. Medaljet do i dorëzohen secili një nga një,” u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA E MEDALJVE PËR MATURANTËT EKSELENTË/ Rama: Ermonela Jaho dhe Leo Messi shembujt që do ndiqni
Previous article SKANDAL/ Kërkohej nga Milan, sulmuesi holandez rrezikon 3.5 vite burg, ja për çfarë akuzohet...

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT