• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIONI NË RRITJE/ Sanksione dhe ndalim hyrjeje në SHBA për zyrtarët venezuelianë
Home
Nderkombetare

PRESIONI NË RRITJE/ Sanksione dhe ndalim hyrjeje në SHBA për zyrtarët venezuelianë

2 March, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara e rritën trysninë ndaj Venezuelës duke vendosur sanksione ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë të sigurisë. Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara anulluan vizat për dhjetëra zyrtarë të lartë venezuelianë.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Venezuelën, Elliott Abrams, informoi gazetarët gjatë një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit.

“Departamenti i Thesarit njoftoi sot sanksione të mëtejshme. Shtetet e Bashkuara morën masa edhe ndaj gjashtë zyrtarëve të sigurisë të regjimit të paligjshëm të Maduros; individë të përfshirë në ndaljen e hyrjes së ndihmave humanitare në Venezuelë, apo në dhunën e ushtruar ndaj njerëzve që u përpoqën të mundësonin shpërndarjen e ndihmave”, tha zoti Abrams.

Sanksionet u vendosën ndaj Komandantit të Gardës Kombëtare, Richard Lopez, si dhe zyrtarëve të policisë dhe ushtrisë në zonat kufitare me Kolumbinë dhe Brazilin.

Sanksionet bllokojnë asetet që këta zyrtarë mund të kenë në Shtetet e Bashkuara, si dhe u ndalon amerikanëve të bëjnë biznes me ta.

Departamenti amerikan i Shtetit gjithashtu anulloi vizat për 49 shtetas venezuelianë.

“Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime të reja vizash për individët përgjegjës për dëmtimin e demokracisë venezueliane. Po e zbatojmë këtë politikë për zyrtarë të shumtë të regjimit Maduro dhe familjarëve të tyre. Mbështetësit e Maduros që abuzojnë dhe shkelin të drejtat e njeriut, që vjedhin prej popullit venezuelian, ose që dëmtojnë demokracinë e Venezuelës, nuk janë të mirëpritur në Shtetet e Bashkuara. Nuk janë të mirëpritur as familjarët e tyre, të cilët shijojnë një stil jetese të privilegjuar, në kurriz të lirisë dhe begatisë së miliona venezuelianëve”, tha zoti Abrams.

Masat janë pjesë e përpjekjes për dorëheqjen e Maduros. Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë të paligjshme rizgjedhjen e tij vitin e kaluar dhe kanë njohur udhëheqësin opozitar Juan Guaido si president të përkohshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDESI NDAJ RREZEVE TË DIELLIT/ Ja çfarë duhet të keni parasysh
Previous article NUDO DHE ME PETALE/ Vip-et që guxuan me pozën super seksi: Klaudia Pepa dhe...

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT