• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presioni i Erdogan/ Kosova arreston njeriun e parë të Gulenit
Home
Rajon

Presioni i Erdogan/ Kosova arreston njeriun e parë të Gulenit

28 October, 2017 Q.Autor Rajon

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas turk, Ugur Toksoy, pasi Turqia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për te nën akuzën se është pjesë e Lëvizjen Gulen. Ky arrestim po ndodh pas presioneve të udhëheqësve të Turqisë në drejtim të Kosovës.

Presioni i zyrtarëve të Turqisë në drejtim të Kosovës për arrestimin e pjesëtarëve të Lëvizjes së Gulenit ka dhënë rezultatet e para. Kjo për shkak se Policia e Kosovës e ka arrestuar në Prizren Ugur Toksoy, i akuzuar nga Turqia se është pjesë e grusht shtetit në Turqi.

Arrestimi ka ndodhur në Prizren, një qytet dashamirës ndaj Erdoganit, në të cilin ka qëndruar për vizitë shefi i shtetit turk. Madje, në këtë qytet, Erdogani i pati thënë Thaçit vëlla, ndërsa, kishte deklaruar se “Kosova është Turqi, e Turqia Kosovë”.

Gazeta Express merr vesh se pushteti i Erdoganit e akuzon shtetasin tuk, që jeton në Kosovë, se është pjesë e Lëvizjes Gulen.

“Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës, për Gazetën Express.

Burime të Express kanë treguar se Toksoy ka punuar si edukator në Fondacionin Atmosfera. I njëjti person nuk ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit.

Por, nuk është vetëm Toksoy që po kërkohet të depërtohet nga Kosova në Turqi. Një prokuror turk ka deponuar në Kosovë disa emra që duhet të arrestohen.

“Prokurori të lartë publik nga Turqia, i quajtur Mehmet Akarca, i cili dyshohet se ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë për deportimin e disa emrave, të cilët njihen se janë të lidhur me Lëvizjen Gylen” ka thënë një burim nga Kosova.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërthen shqiptarja në mes të New Yorkut, shfaqet në superformë
Previous article Miliardat euro/ Ja të ardhurat nga kultivimi i drogës në Shqipëri

Q.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor Rajon

TRAGJEDI NË GREQI/ Babai dhe djali i tij 20-vjeçar humbin jetën pas përplasjes së rëndë me motor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT