• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRESIONE NGA PARTIA APO UDHËHEQËSI”/ Pse Indrit Hoxha refuzoi të merrte mandatin pas sulmeve në Facebook dhe takimit me… (DETAJET)
Home
Ekskluzive

“PRESIONE NGA PARTIA APO UDHËHEQËSI”/ Pse Indrit Hoxha refuzoi të merrte mandatin pas sulmeve në Facebook dhe takimit me… (DETAJET)

8 May, 2019 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Politikë

Indrit Hoxha sot nuk pranoi që të merrte mandatin e deputetit duke refuzuar betimin në Kuvend, një situatë që nuk ka ndodhur më parë.

Por dy detaje tregojnë se ajo që ndodhi sot nuk ishte e rastësishme pasi ka qenë një skenar i përgatitur më parë.

Detaji i Parë: Në datë 23 prill, pasi dorëzoi dokumentacionin në KQZ dhe para se të merrte mandatin përmes një statusi në rrjetet sociale ai tregonte se kishte pasur presione, por mes fjalive kërkonte nga demokratët “vetëm pak durim”. Presioni duket ka bërë që të ndryshojë mendim duke paralajmëruar atë që ndodhi.

Detaji i dytë: Lidhet me takimin që ka zhvilluar dje me kryetarin e FRPD-së, Belind Këllici.  Hoxha dhe Këllici janë takuar dje në një nga lokalet e kryeqytetit duke thurur skenarin për atë që ndodhi sot.

Çfarë shkruante Indrit Hoxha ne date 23 prill:
Me keqardhje dhe tejmase i surprizuar kam lexuar me qindra statuse e komente qe hedhin balte e vrer ndaj meje e familjes sime keto 3 ditet e fundit. Une jam Indrit Fatmir Hoxha dhe rrjedh nga nje familje e cila luften me sistemin komunist e nisi qe me 8 nentor te vitit 1941. Stergjyshi im Beçe Turani, u denua me pushkatim ne vitin 1945 pasi u shpall armik i popullit dhe i partise komuniste. Po ne te njejtin vit, gjyshja ime Dituri Hoxha, u denua me burgim vetem se ishte e bija e Beçe Turanit. Serish ne 1945, tre dajallaret e babait tim u denuan me 25 vite burg secili dhe u derguan ne burgun e Burrelit. Tezja e babit tim, Hatixhe Kulla u vra brenda ambjenteve te hetuesise Hoxhiste si agjente Anglo Amerikane. Daja tjeter i babait, Islam Turani u vra nga killer me porosi te sigurimit te shtetit ne Zelanden e Re ne vitin 1979, pasi ja kishte dale te arratisej nga Shqiperia, me arsyen se do rikthehej ne vend per te vrare Diktatorin Enver Hoxha.

Xhaxhai im Haki Hoxha krijoi per here te pare Sindikaten e Pavarur te Shqiperise ne vitin 1991, duke u zgjedhur kryetar i pare i saj. Pas ketij veprimi, Ramiz Alia denoi ne vitin 1991 dy xhaxhallaret e mi, Haki dhe Durim Hoxha sebashku me babain tim Fatmirin, me pushkatim. Ky akt kriminal i Ramiz Alise gjendet i dokumentuar ne Arkiven e Ministrise se Brendshme, e cila ne ate kohe drejtohej nga Gramoz Ruci. Ky veprim detyroi familjen time te arratisej ne drejtim te Zvicres, per tu rikthyer ne Shqiperi ne vitin 1994, kur regjimi komunist ishte rrezuar nje here e pergjithmone.

Gjate qeverisje socialiste ne vitet 1997-2005, babai im organizoi protestat e te perndjekurve politike qe kerkonin demshperblimin financiar per vitet e kryera padrejtesisht ne burg gjate regjimit komunist. Gjate ketyre viteve, me porosi dhe urdher direkt te Fatos Nanos babi im u arrestua 153 here, fakte keto lehtesisht te verifikueshme nga te dhenat e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Me rikthimin e PS ne pushtet ne vitin 2013 dhe ardhjen ne krye te qeverise se Edvin Kristaq Rames, pinjoll i nomenklatures komuniste, babai im serish e gjeti veten organizator te greves se urise se te perndjekurve politike ne vitin 2014, duke kerkuar dekomunistizimin e politikes shqiptare. Gjate viteve 2014-2017 une personalisht jam arrestuar 7 here nga Policia e Shtetit dhe jam denuar padrejtesisht, me procese te montuara politike, 2 here.

Ne vitin 2014 jam denuar me gjobe 2 milione leke, ne cilesine e koordinatorit te Departamentit te Perndjekurve Politike ne PDSH, si organizator i protestave kunder rikthimit te simboleve te diktatures, me ndertimin e bunkerit perpara Ministrise se Brendshme. Sebashku me drejtuesin e Departamentit te Perndjekurve Politike ne PDSH ne po kete vit, kam qene pjese e nje reportazhi special te BBC mbi kete teme, ku kam etiketuar Edi Ramen si Enver Hoxhen e dyte te Shqiperise. Me pas ne vitin 2015, jam denuar serish nga gjyqtaret e bandes se Aldo Bares, Artan Gjermeni, si organizator i FRPD per protestat kunder betonizimit te liqenit te Tiranes nga ana e kryemashtruesit Erion Veliaj.

Per te gjithe historikun tim personal e familjar, ne shenje respekti per kontributin tim politik per te djathten shqiptare dhe Partine Demokratike, do kerkoja nga gjithsecili prej jush vetem pak durim. Durim ne shenje respekti per vendimin tim personal ne lidhje me kerkesen e ardhur nga KQZ per te pranuar mandatin e Deputetit te Kuvendit te Shqiperise. Do kerkoja gjithashtu besimin dhe mbeshtetjen tuaj te palekundur, deri ne momentin final kur vendimarrja ime te jete publike per te gjithe shqiptaret. Shqiperia si e gjithe Europa mbetet enderra ime dhe e cdo bashkmoshatari tim.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUALIFIKIMI "HISTORIK" NË CHAMPIONS/ Ish-gjyqtari i Premier zbulon: Robertson duhej ndëshkuar me të... (VIDEO)
Previous article E DUAM DHE NE NJË MIK SI NOIZY/ Arbana Osmani merr dhuratën speciale nga reperi për ditëlindje

F.autor

Postime të ngjashme

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla Aktualitet

ISHTE I ARMATOSUR ME AUTOMATIK/ U vëzhgua me dron ‘Bayraktar’, si u zbulua vendi ku fshihej Ylli Zalla

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla Aktualitet

I FSHIHEJ DREJTËSISË PREJ KOHËSH/ ARRESTOHET i shumëkërkuari Ylli Zalla

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT