• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESION BASHËS/ Familja Meta-Kryemadhi: Vendos brenda nëntorit, o me ne o me Ramën. Boll me lojëra të fshehta
Home
Politikë

PRESION BASHËS/ Familja Meta-Kryemadhi: Vendos brenda nëntorit, o me ne o me Ramën. Boll me lojëra të fshehta

10 November, 2020 Delo.autor Politikë

Zëri zyrtar i Ilir Metës dhe LSI-së, me anë të një shkrimi me titull “Aleatët e Lulzim Bashës: PD brenda muajit nëntor të vendosë për koalicionin ose secili në punë të tij”, i kujton këtij të fundit rrugën që duhet të ndjekë.

Në shkrim aludohet se Basha mund të bashkëpunojë me Ramën, ndaj dhe nuk i ka mbledhur aleatët e vet.

“Mazhoranca dhe Edi Rama, si shef i saj, e kanë filluar fushatën elektorale. Ndërkohë partitë e opozitës jashtë parlamentare akoma nuk janë të qartë se si do shkojnë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ka mbledhur aleatët kryesorë se si do rreshtohen përballë kryeministrit Edi Rama.

Monika Kryemadhi dhe LSI vazhdojnë përditë takimet elektorale në çdo rreth, sepse nuk mund të rrijnë të presin se si do vendoset kur përballë kanë një Qeveri e cila synon të vjedhë prapë zgjedhjet me makinacione të gjithëfarëllojshme që nga prekja e Kushtetutës, të Kodi Zgjedhor, te ligji për “gjendjen civile”, etj.

Fatmir Mediu (PR), Nard Ndoka (PDK), Agron Duka (PAA) dhe Dashamir Shehu (LZHK) u shprehën këtë të martë në TCH se do presin deri në fund t muajit nentor dhe më pas do shikojnë sejcili llogaritë e partive të tyre. Ata insistuan se duhet që PD dhe Lulzim Basha të vendosin bashkërisht formulën e paraqitjes në zgjedhje kundrejt Edi Ramës dhe PS.

Fatmir Mediu ishte më i ashpër me Lulzim Bashën, kur pohoi se kjo situatë kur opozita nuk ka vendosur për koalicionin shkon në favor të Edi Ramës. Ndaj ai bëri thirrjen publike Bashës që brenda muajit nentor të thërrasë gjithë partitë e koalicionit opozitar jashtë parlamentar se si do jetë bashkëpunimi electoral.

Në të vërtetë kur shikon PS dhe kryeministrin Rama në fushatë, ndonëse sondazhet i nxjerrin humbës, të krijohet një pikëpyetje e madhe pse PD nuk po vendos akoma mënyrën e bashkëpunimit me partitë e tjera”, shkruan gazeta e Nikoll Lesit.

(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË VIT SA NJË SHEKULL"/ Big Mama rrëfehet për vitin më të vështirë të jetës pas ndarjes nga jeta të babait (FOTO)
Previous article "ISHTE NJË BABA I MREKULLUESHËM"/ Emocionon djali i Koço Devoles: Iku i pastër dhe i qetë me shpirtin e tij

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT