• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“PRESIM RINGRITJE…”/ Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare e përballoi mirë pandeminë…
Home
Intervista

“PRESIM RINGRITJE…”/ Guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare e përballoi mirë pandeminë…

17 June, 2021 s.autor Ekonomi, Intervista

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një intervistë për gazetaren Erjola Jata në ‘’News24’’ ka folur për pandeminë, ekonominë shqiptare dhe politikat lehtësuese monetare.

Sejko thotë se ekonomia shqiptare tashmë e përballoi pandeminë dhe shenjat janë për ringritje ekonomike.

Ai nxjerr dhe parashikimet e Bankës së Shqipërisë, ku për 2021 është parashikuar rritje me 5.3% kurse për 2022 rritje prej 4.1%.

Për Sejkon gjithsesi sfida e parë e Shqipërisë është sistemi shëndetësor kurse për Bankën e Shqipërisë është ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe dhe ruajtja e nivelit të targetuar të inflacionit.

 

PYETJA: Ekonomia pas pandemisë. A mund të na thoni si e përballoi ekonomia shqiptare këtë goditje që ishte e vështirë për Shqipërinë dhe gjithë botën?

 

GENT SEJKO: Ekonomia shqiptare e ka përballuar mirë, është treguar fleksibël dhe rezistente mjaftueshëm. Rezultatet e treguesve ekonomikë treguan se kemi pasur tkurrje ekonomike më të vogël nga çfarë parashikuam.

Institucionet ndërkombëtare që japin vlerësime si FMN, Banka Botërore e Banka e Shqipërisë kemi pasur parashikime më pesimiste.  Frika ishte madhe, si do reagonin ekonomitë e shteteve më të mëdha se ne. Si pasojë e masave të marra si nga qeveria dhe Banka, agjentëve të tregut, ekonomia u tregua konsistente.

Parashikimi i BSH është në linjë me FMN, që do kemi rritje ekonomike 5.3%. Presim ringritje ekonomike që nga ky vit, dhe vitin në vijim 4.1% e me radhë. Pandemia është mirëmenaxhuar dhe po shohim numra në rënie. Shpresojmë që vera të ketë ringritje në turizëm, por dhe paralelisht me rënien e numrave. Nëse do kemi mirëmenaxhim në vjeshtë dhe dimër, sigurisht që do materializohen dhe shifrat. Është lajm shumë i mirë që ekonomia shqiptare ka rezistuar, sistemi banker ka reaguar, ka rritje të kredisë, edhe në krizë është rritur kredia me 7.5%, Kemi pasur parashikime më pesimiste për kredinë me problem, e cila nuk u rrit, por pati rënie. Do të kishim pasur rënie edhe pa pandemi.

Marrim informacion që nuk presim rritje të kredisë së keqe. Kemi parashikuar që mund të kemi një rritje, por dhe tek parashikimi më pesimist sistemi bankar është i përgatitur. Nuk jemi në këtë situatë. Presim ringritje dhe përmirësim të ekonomisë.

PYETJA: Sfidat pas pandemisë?

GENT SEJKO: Sfidat janë të shumta për çdo ekonomi, ka shumë sfida. Nuk na del koha për ti përmbledhur. Në radhë të parë sfida kryesore për sistemin shëndetësor, menaxhimi i numrave, duke parë dhe vaksinimin po ecën në drejtimin e duhur. Kemi sinjale optimiste.

Ne jemi institucion financiar, rregullator. Për ne në radhë të parë si BSH sfidë kryesore është të ruajmë stabilitetin e çmimeve, të ruajmë nivelin e targetuar të inflacionit dhe një sistem bankar fleksibël. Kjo do të jetë norma e interesit, edhe politika fiskale duhet të jetë lehtësuese. Pasi situata të jetë kapërcyer. Duhet të shkojmë drejt uljes së borxhit. Kur të arrijmë inflacionin 3% duhet të kthehet në shtrënguese. Këto dy politika të koordinuara, politika monetare dhe fiskale, do të jenë lehtësuese. S’kemi pasur nevojë për plane kontigjence, ekonomia ka reaguar mirë. Sfidat e tjera janë për reforma strukturore, përmirësimin e klimës së biznesit, uljen e informalitetit, konkurrenc e ndershme, prekja e sektorëve kyç në treg. Reforma në Arsim, në Shëndetësi, janë shumë të rëndësishme. Ka një set me reforma që duhet të ndërmerren. Shqipëria është në rrugën e integrimit në BE. Sfidat kryesore, e para e jona është të arrijmë objektivin tonë.

Fatmirësisht dhe në krizë kemi mirëmenaxhuar, situata s’ka dalë jashtë kontrollit. Paralelisht do të progresojmë.

PYETJA: Si paraqitet sistemi bankar?

GENT SEJKO: I mirëorganizuar dhe me gjendje të mirë likuiditeti. Gjatë pandemisë kaloi shumë sfida. Pati ndryshime strukturore në gjithë botën.

Kredia e keqe është ulur nga 25% në pikun në 2015, në 7.8%, pavarësisht tërmetit e pandemisë. Kemi synim ta mirëmenaxhojmë. Do të ketë kreditim në rritje. Tregjet financiare kanë qenë të qeta, kursi financiar stabil. Sigurisht që depozitat dhe fondet e lira duhen përkthyer në kredi. Shenjat janë të mira, pritjet janë për ringritje ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGON PAS DEKLARATËS SË AMBASADORIT AMERIKAN/ Kurti: Asociacion një etnik, nuk ka...
Previous article DEL PËR HERË TË PARË VIDEO/ Udhëtim tronditës brenda BURGUT famëkeq grek ku ka shumë SHQIPTARË

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT