• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRESIM ANKESAT”/  Balla hap zyrën e re në Prrenjas: Morën fund ardhjet në zyrat e Tiranës…
Home
Shqipëri

“PRESIM ANKESAT”/ Balla hap zyrën e re në Prrenjas: Morën fund ardhjet në zyrat e Tiranës…

24 January, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Një zyrë e re bashkëqeverisjeje është hapur ditën e sotme në qytetin e Prrenjasit. Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe deputeti i zonës Nure Belba prezantuan zyrën e re e cila do të qëndrojë e hapur çdo ditë për t’u gjetur zgjidhje ankesave të qytetarëve. Balla theksoi para qytetarëve se bashkëpunimi me njerëzit është fokusi kryesor i qeverisë.
“Zyrat e deputetëve në çdo bashki janë një receptor edhe i bashkëqeverisjes me njerëzit. Siç e kemi thënë, bashkëqeverisja jonë me njerëzit nuk është thjesht një slogan, por është bindja jonë e thellë që mandati që fituam në 25 Qershor duhet të jetë një mandat bashkëpunimi me njerëzit.

Portali i bashkëqeverisjes është një mundësi shumë e mirë që, edhe këtu në Prrenjas, çdo ankesë e banorëve të mund të administrohet ashtu siç duhet. Gjithë ajo sorollatja e madhe nëpër dyert e Tiranës për të marrë një përgjigje tashmë merr fund. Për çdo ankesë do t’i drejtoheni zyrës së bashkëqeverisjes, e cila bën regjistrimin e ankesës; dhe janë të gjitha mundësitë që njerëzit të japin kontributin e tyre për të përmirësuar procesin qeverisës” tha Balla.

Ndërsa deputeti Nure Belba kërkoi bashkëpunim dhe besim nga ana e qytetarëve për të shprehur çdo shqetësim që kanë dhe për t’u bërë pjesë aktive e ndryshimit të Shqipërisë që duam. “Kjo është një platformë që do t’u japë zgjidhje shumë problemeve që kanë banorët e Prrenjasit. Kanë probleme me Bashkinë e Prrenjasit pafund: të vijnë e t’i adresojnë ato problematika që kanë,” tha Belba.

Qytetarët e Prrejasit nuk nguruan të paraqesin problematikat e tyre që në ditën e parë të vënies në funksion të zyrës së bashkëqeverisjes, duke shprehur besim që do të marrin të drejtën e tyre dhe nuk do enden më zyrave pafund:

“Kam shumë besim që kjo platformë do t’i japë përgjigje të gjithë njerëzve që kanë probleme. Unë besoj që kjo zyrë nuk është “të fitojë ai që s’ka të drejtë”, por të paktën ai që ka të drejtë të marrë zgjidhjen dhe ta marrë në një kohë të shkurtër.”

Edhe në qytetin e Librazhdit është vënë në funksion zyra e bashkëqeverisjes, e cila ndodhet në qendër të qytetit dhe është e hapur për çdo banor të bashkisë së Librazhdit që ka një shqetësim për të adresuar apo një sugjerim për të përmirësuar diçka në qeverisje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/ Kryebashkiaku TESTON policët duke i goditur. Ja si reagojnë ata...
Previous article Ylli i Juventusit synimi kryesor i United-it

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’ Politikë

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SULM NGA ARMIQTË..."/ Rama për CNN: Nuk ekziston diçka e tillë si ‘ishulli i familjes Trump’

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar Politikë

"NUK SHEH SYRI, SHEH MENDJA"/ Rama reagon sërish për protestat për Zvërnecin: Kuptojeni kush vjen në Shqipëri, jo për ta prishur po vetëm për ta lartësuar

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion Politikë

PROTESTUESIT NUK I TREMBEN AS SHIUT/ Thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT