Për Tedi Blushi kam patur një respekt si njeri dhe gazetar! Serioz, i aftë, i qetë, njeri me virtyte, një gazetar me emër që të impononte respekt. Shkoi zëdhënës i Presidentit Ilir Meta. Të gjithë kishim bindjen se Tedi Blushi, si zëdhënës i Ilir Metës, do të dinte që t’a bënte qytetar Presidentin që operonte kudo dhe ngado me 50 fjalë të mësuara përmëndësh nga fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe. Avokati i njohur Idajet Beqiri reagon për gjuhë e rënduar të presidentit dhe zëdhënësit të tij ai shkon edhe më tej duke thënë se:Tedi Blushi po bënë “interesantin”, me dalje të shpeshta në medja, me pozime pas një Presidenti turp i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kur njëherësh bëhet “shqiptar”, pastaj fashist, skizofrenist i papërmbajtshëm me nevojën urgjente për t’u kuruar.
Postimi i Idajet Beqirit:
Për Tedi Blushi kam patur një respekt si njeri dhe gazetar! Serioz, i aftë, i qetë, njeri me virtyte, një gazetar me emër që të impononte respekt. Shkoi zëdhënës i Presidentit Ilir Meta. Të gjithë kishim bindjen se Tedi Blushi, si zëdhënës i Ilir Metës, do të dinte që t’a bënte qytetar Presidentin që operonte kudo dhe ngado me 50 fjalë të mësuara përmëndësh nga fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe. Do të dinte t’a gdhëndëte sadopak Presidentin Ilir Meta, i cili nga çdo pikpamje ishte dhe ka mbetur “O nëne të qafsha për për çfarë ambjenti e ke destinuar këtë mavri njeri”!
Për hirë të së vërtetës, Ilir Meta është turpi i të qënurit President i Republikës së Shqipërisë, është turpi i mënçurisë, i kulturës, i traditave, i intelektualitetit, i burrave të shtetit që ka pasur Shqipëria dhe shqiptarët gjatë historisë së tyre. Ai është rrjedhoj e krizës më të rëndë morale, identitare, kulturore, institucionale dhe shtetëdashëse shqiptare. Doli kryeministër, ministër, kryetar kuvendi dhe President i Republikës së Shqipërisë, në kohën kur Shqipëria dhe shqiptarët ishin bërë turpii botës në të gjitha pikpamjet. Një Shqipëri e degraduar, një Shqipëri burdell me porta të shqyera nga çdo pikpamje, një Shqipëri e dhunuar dhe e përdhunuar, e vjedhur dhe e grabitur, e djegur dhe e shkrumbuar, e prostituuar në mënyrën më shtazarake prej Berishës dhe ustallarëve të tij antishqiptar serb gjatë afro 30 vjetëve, domosdo do të sillnin si President të Republikës së Shqipërisë një surrugato të të turpshme me emrin Ilir Meta dhe me bashkëshorte të tij, një super ordinere nga çdo pikpamje, siç është Monika Kryemadhi.
Tedi Blushi, në vend që të vinte te Presidenca, në vend që të vinte te Ilir Meta si një gazetar me dinjitet, si një intelektual i ri me kulturë qytetare me origjinë korçare, shkoi dhe u bë “hardhi”, ju mbështoll si spirale “lisit” të kalbur të Skraparit, dhe për pak kohë, po bje në tokë, me turp domosdo, siç u rrëzua tashmë Ilir Meta turpi i turpeve të Presidencës shqiptare!
Tedi Blushi nuk duhet t’a lejonte Ilir Metën të binte në rolin antikushtetus të “Lolo Presidentit” në nxjerrjen e dekretit të çdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, sikurse duhet t’a ndalte me çdokusht të dekretonte 13 tetorin 2019 për zgjedhjet e pushtetit vendor, në një kohë që mbeti “si muti në shi” dhe nuk bindi dot as veten e tij, jo më 3 milion shqiptarët, që të dilnin në zgjedhje!
Tedi Blushi nuk duhet ta lejonte Ilir Metën që të bëhej pjesë e vendimarrjes për formësimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, duke e orjentuar atë të vepronte si qytetar, me mëndësinë “derisa unë do të jem i pari i interesuar për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi kërkohet shkarkimi im”, nuk do të jap asnjë mendim apo vlerësim për të tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që duhet të dekretoj! Vendosja e Vitore Tushës, mikes së ngushtë të Monika Kryemadhit, Marsida Xhaferrllarit (në fakt rruspi e gjyqësorit kriminal) dhe e Besnik Muçit, i preferuar i tij, por i skualifikuar nga vettingu, tregon haptaz se ilir Meta është personi i vetëm që do të kap Gjykatën Kushtetuese vetëm e vetëm që të “pastroj” të ndenjurat e tij që qelbin korrupsion, vjedhje, paaftësi dhe ligësi antishqiptar e pro berishjane! Tedi Blushi, “hardhia” që për fatin e keq, ra bashkë me Ilir Metën, në vend që t’a këshilloj që të bëhet i përgjegjshëm dhe të mos u bëj karshillëk, deri duke i shantazhuar me video seksi ambasadorët e vendeve aleate strategjike të Shqipërisë, sepse Shqipëria pa qënë brenda strukturës së NATO-s dhe pa qënë pjesë e BE, do të ishte një qënije e vdekur, i rekomandon Ilir Metës të përdori sllogane në gjuhë anglisht kundër garantuesëve të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, dhe kështu e bënë atë shumë më qesharak, se sa është në saj të kulturës së tij të mangët qytetare dhe institucionale…
Tedi Blushi po bënë “interesantin”, me dalje të shpeshta në medja, me pozime pas një Presidenti turp i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, kur njëherësh bëhet “shqiptar”, pastaj fashist, skizofrenist i papërmbajtshëm me nevojën urgjente për t’u kuruar, zabërzanist skrapalli, ndryshe nga skrapallinjtë emër mirë të Shqipërisë, dhe kështu po ia kalon “ustait” të tij, duke u bërë siç thonë me të drejtë shqiptarët e moçëm… Kak i jati, kak i biri, kak ai që bëri të atin”!


