• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti Trump sulmon hetimin e Prokurorit  Mueller
Home
Nderkombetare

Presidenti Trump sulmon hetimin e Prokurorit Mueller

19 March, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Intriga dhe zhurma politike kanë arritur një kulm të ri në Uashington lidhur me hetimin për Rusinë, ndërkohë që përsëri po shtrohen pyetje për të ardhmen e hetimit të Prokurorit të Posaçëm. Pak ditë pasi u pushua nga puna ish-nëndrejtori i FBI-së, ligjvënësit po e paralajmërojnë Presidentin Donald Trump që të mos bëjë ndonjë përpjekje për të nxitur shkarkimin e zotit Mueller.

Me një koment në Twitter të dielën, Presidenti Trump akuzoi procesin hetimor të Prokurorit të Posaçëm për njëanshmëri politike: “Pse ekipi i Prokurorit Mueller ka 13 demokratë të betuar, disa përkrahës së Hillarit, dhe asnjë republikan? A është kjo e drejtë? E megjithatë nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë,” shkruante Presidenti Trump në Twitter.

Një ditë më herët, presidenti kishte shkruar “Hetimi i Prokurorit Mueller nuk duhej të kishte filluar kurrë”. Ndërkohë, avokati personal i zotit Trump bëri thirrje për mbylljen e hetimit.

“Një gjë e tillë nuk ka diskutim që do të shkaktonte krizë kushtetuese. Dhe mendoj se demokratët dhe republikanët, duhet ta ngrenë zërin menjëherë për këtë çështje”.

Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein ka autoritetin ta shkarkojë zoti Mueller dhe teorikisht mund ta bëjë një gjë të tillë nëse urdhëron presidenti.

Demokratët nuk janë të vetmit që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse presidenti do të ndërmerrte hapa për shkarkimin e njeriut që po heton rrethin e afërt të Presidentit dhe ndoshta edhe vetë atë. Senatori republikan Lindsey Graham tha se një lëvizje e tillë do të ishte “fillimi i fundit të presidencës së tij.”

“Rruga më e mirë do të ishte që prokurori i posaçëm ta çojë procesin deri në fund. Kjo do të ishte më e mira për presidentin dhe presidencën”.

Sipas njoftimeve në disa media, ekipi i zotit Mueller po kërkon dokumente për transaksionet e kaluara të biznesit të zotit Trump në Rusi dhe vende të tjera.

Presidenti Trump ka kritikuar vazhdimisht ashpër ish-zyrtarë dhe zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë. Pasi Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions shkarkoi ish-nëndrejtorin e FBI-së, Andrew McCabe të premten, presidenti shkroi në Twitter se “në nivelet më të larta të FBI-së dhe Departamenteve të Drejtësisë e të Shtetit, ka rrjedhje të mëdha informacioni, ka gënjeshtra dhe korrupsion”.

Zoti McCabe i ka mohuar akuzat se i kishte dhënë informacion medias për hetime që ishin në proces. Ai thotë se ka mbajtur shënime të hollësishme të takimeve me Presidentin, të ngjashme me ato të ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, që u shkarkua nga zoti Trump vitin e kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Seul/ Prokurorët kërkojnë arrestimin e ish presidentes Lee Myung-bak
Previous article Cristiano Ronaldo shton rekordet personale

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet Botë

KRIZA E CEUTËS TRONDIT EUROPËN/ Por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll Botë

ZJARRET NË EVROPË/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët Botë

ALARMI NGA MINAT DETARE/ Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT