• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI TRUMP FAJËSON DEMOKRATËT PËR EMIGRACIONIN E PALIGJSHËM/”Dua të falenderoj qeverinë meksikane, e cila shpresoj që do t’i ndalë përpara se të mbërrijnë”
Home
Nderkombetare

PRESIDENTI TRUMP FAJËSON DEMOKRATËT PËR EMIGRACIONIN E PALIGJSHËM/”Dua të falenderoj qeverinë meksikane, e cila shpresoj që do t’i ndalë përpara se të mbërrijnë”

19 October, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të dërgojë ushtrinë për të mbyllur kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, nëse Meksika nuk ndal mijëra emigrantë nga Amerika Qendrore që synojnë të hyjnë në SHBA. Çështja e emigracionit pritet të diskutohet në Mexico City gjatë takimit të Sekretarit amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, me Presidentin meksikan në largim, Pena Nieto.

Me vetëm pak javë deri në zgjedhjet për Kongresin, Presidenti Trump u tha mbështetësve gjatë një tubimi në Montana se fajin e kanë demokratët për valën e emigracionit të paligjshëm.

Ai u duk madje se bëri një lidhje mes politikës dhe kohës së organizimit të karvanit të emigrantëve.

“E dëshironin këtë karvan dhe ka njerëz që thonë se nuk u krijua vetiu. Nuk u shfaq thjesht; ka shumë arsye për këtë karvan… me 4 mijë veta. Megjithatë, dua të falenderoj qeverinë meksikane, e cila shpresoj që do t’i ndalë përpara se të mbërrijnë”, tha Presidenti Trump.

Meksika dërgoi dje qindra policë shtesë në kufirin e saj me Guatemalën. Presidenti Trump pretendon se ka kriminelë mes gati 3 mijë hondurasve që udhëtojnë përmes Guatemalas, drejt Meksikës dhe rrjedhimisht drejt Shteteve të Bashkuara.

Presidenti Trump kërcënon të ndërpresë ndihmat për Hondurasin, nëse nuk ndalen emigrantët.

Shumë prej njerëzve që po përpiqen të arrijnë Shtetet e Bashkuara, po u largohen kërcënimeve të përditshme në jetët e tyre dhe influencës së bandave tek fëmijët e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUSTANET NUK JANË OPSIONI I VETËM/ Ja disa kominoshe që mund ti vishni në "party"
Previous article ILIRJAN BLLOSHMI/ Lulzim do të vijë dita!

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT