• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti Trump: Duhet armatosja e mësuesve për të parandaluar tragjeditë në shkolla
Home
Nderkombetare

Presidenti Trump: Duhet armatosja e mësuesve për të parandaluar tragjeditë në shkolla

22 February, 2018 Q.Autor Botë, Nderkombetare

Donald Trump ka propozuar armatimin e mësuesve si mjet parandalues i masakrave në shkolla. Presidenti amerikan u takua me të mbijetuarit e sulmit në një gjimnaz në Florida, të cilëve ju premtoi përforcim të ligjit për përdorimin e armëve. Ndërkohë, dhjetëra studentë protestuan përpara Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar pikërisht masa më të ashpra për kontrollin e armëve.

Armatosja e mësuesve mund të parandalojë masakrat në shkolla, sipas presidentit Donald Trump. Numri një i Uashingtonit parashtroi propozimin e tij gjatë një takimi me studentët e mbijetuar nga incidenti i një jave më parë në një gjimnaz në Florida. “Nëse do të kishit një mësues që mund t’i përdorë armët, ai fare lehtë dhe me shpejtësi do t’i jepte fund një sulmi,” u shpreh presidenti amerikan, që gjithashtu pranoi se kjo ide e tij mund të ishte polemizuese.

I ulur në mes të një gjysmë-rrethi gjatë këtij takimi, Trump dëgjoi kërkesat e 40 studentëve, mësuesve dhe familjarëve të pranishëm, për një reformë sa i përket përdorimit të armëve në Shtetet e Bashkuara. Në përgjigje të këtyre kërkesave, shefi i Shtëpisë së Bardhë u zotua të merrte masa për përmirësimin e kontrolleve për personat që blenë të tilla mjete. Mbështetja që presidenti tregoi për forcimin e ligjit të armëve përbën një ndryshim në politikën e republikanit, teksa në fushatën e tij presidenciale, ai u mbështet nga Shoqata Kombëtare e Pushkëve.

Teksa presidenti zhvillonte këtë takim, dhjetëra studentë protestonin përpara Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar krijimin e një legjislacioni më të ashpër për kontrollin e armëve. Tubimi ishte pjesë e një lëvizjeje mbarëkombëtare të nisur nga studentët, pikërisht pas incidentit të regjistruar në gjimnazin Marjory Stoneman Douglas në Florida një javë më parë. Nën sloganin “Jam unë i rradhës?”, studentët shprehën shqetësimet se ata mund të mbeten vetë viktima në rast të neglizhencës ndaj kësaj çështjeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Emisioni me batutat erotike, Roza me Robertin: Zemër u prishe? Nga e nxore? Fute ku ishte
Previous article Kapet një anije kozmike e panjohur në Orbit, pretendohet se ka origjinë jashtëtokësore!

Q.Autor

Postime të ngjashme

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi Botë

LUFTË BRENDA ELITËS RUSE? Arrestohet Ilia Traber, miku i vjetër i Putinit që konsiderohej i paprekshëm në Rusi

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s Botë

IZRAELI DHE LIBANI ARRIJNË MARRËVESHJEN HISTORIKE/ Pritet nënshkrimi në praninë e Rubio-s

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit Botë

RIKTHEHEN TENSIONET NË HORMUZ/ Irani qëllon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT