• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRESIDENTI TË MBLEDHË KËSHILLIN E SIGURISË KOMBËTARE”/ Gazmend Bardhi: Të rikthehet ndryshimi ligjor, Rama vendosi…
Home
Politikë

“PRESIDENTI TË MBLEDHË KËSHILLIN E SIGURISË KOMBËTARE”/ Gazmend Bardhi: Të rikthehet ndryshimi ligjor, Rama vendosi…

21 August, 2022 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me arrestimin e shtetasve rusë dhe çekë në afërsi të uzinave të armëve në Gramsh dhe Poliçan, të cilët dyshohen si anëtarë të celulave të huaja të spiunazhit.

Përmes një postimi në facebook Bardhi thekson se qeveria duhet të rishikojë ligjin e kundërshtuar nga opozita që u heq të drejtën Policisë Ushtarake që të mbrojë objektet e ushtrisë.

Gjithashtu deputeti i PD kërkon autoritetet transparencë në lidhje me ngjarjen si  dhe i bën apel Presidentit Bajram Begaj që të mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

POSTIMI I PLOTË

Më 21 Korrik 2022, Edi Rama vendosi që Policia Ushtarake të mos mbrojë më objektet ushtarake por duhet të mbrojë Ministrin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë civilë të Ministrisë së Mbrojtjes. Kundërshtimi i opozitës edhe në këtë rast nuk u dëgjua dhe ligji u miratua me forcën e kartonit në Parlament.

Ngjarjet identike brenda 24 orëve, ku shtetas të huaj (rus, ukranias dhe çekë) janë futur brenda objekteve ushtarake, duke cenuar sigurinë dhe në një rast duke rrezikuar edhe jetën e ushtarakëve shqiptarë, e bëjnë të domosdoshëm rikthimin e vëmendjes tek ky ndryshim ligjor i paargumentuar dhe i beftë.

E ndërsa autoritetet përgjegjëse kanë detyrimin të sqarojnë dhe bëjnë transparencë të plotë për rrethanat e ngjarjes në Gramsh dhe Poliçan, duke përfshirë edhe performacën e institucioneve shqiptare të inteligjencës dhe sigurisë kombëtare, Presidenti i Republikës ka detyrimin institucional të thërrasë me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të vlerësuar nivelin e sigurisë në objektet ushtarake të shtetit shqiptar.

Cenimi i sigurisë në objektet ushtarake vendos seriozisht në rrezik sigurinë kombëtare të një vendi anëtar të NATO-s. Nëse ky rrezik vjen edhe nga vendimmarrjet e gabuara politike, siç është ulja e nivelit të ruajtjes në këto objekte, padyshim që duhet të ketë përgjegjësi politike. Objektet ushtarake të shtetit shqiptar nuk mund të trajtohen si “han pa porta”, siç në fakt Edi Rama ka kthyer shtetin dhe institucionet publike.

123

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCIDENTI NË GRAMSH/ Rama u përgjigjet kritikëve: Mbrojtësit e zellshëm të Sigurisë Kombëtare nuk lënë gjë pa thënë, përveç…
Previous article VIDEOLAJM/ Skafi pëson defekt, shpëtohen nga mbytja katër pushues në Shëngjin

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT