Presidenti Ilir Meta njihet tanimë për pasionin e tij për të bërë udhëtime turistike brenda territorit të Shqipërisë.
Prej disa ditësh, ai po viziton rrethin e Tropojës, e si një turist i mirëfilltë ka ndërmarrë përsipër të eksplorojë edhe zonat e mrekullueshme që ofron kjo zonë.
Ai ka bërë sot të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” se ndodhet momentalisht në Curraj të Epërm.
“Të dashur miq, ju përshëndes dhe ju uroj një javë të mbarë me këto pamje fantastike të bukurive magjepsëse të Curraj i Epërm, perlës së jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare!”,- shkruan ai.


