Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra e ish kreut të SHISH Visho Ajazi Lika. Lirimi i ish kreut të SHISH pas dorëheqes që dha të hënën. Pritet a do ta dekretojë emrin e ri të propozuar nga PS, kandidatin Helidon Bendon./AlpeNews.al/
D E K R E T
PËR
LIRIMIN E DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Visho Ajazi Lika, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10635
Tiranë, më 30.10.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META