• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti i katalonias  Carles Puigdemont: Spanja ka ‘dëmtuar demokracinë’
Home
Europë

Presidenti i katalonias  Carles Puigdemont: Spanja ka ‘dëmtuar demokracinë’

11 November, 2017 Ina.Autor Ekskluzive, Europë, Politikë

Presidenti i diskutueshëm i Katalonjës i ka thënë  për Sky News se shteti spanjoll ka “dëmtuar demokracinë në mënyrë që të ndalojë pavarësinë”.

Në një intervistë ekskluzive me Sky News, Carles Puigdemont tha se Bashkimi Europian dështon të njohë realitetin e situatës në Katalonia dhe të mos veprojë përballë “veprimeve autoritare”.

“Është shumë zhgënjyese të shohim se si  në një shtet të Bashkimit Evropian  , ata mund t’u përgjigjen situatave në Poloni dhe Hungari, por nuk mund t’i përgjigjen situatës në Kataloni”, tha ai duke folur nga një lokacion i fshehtë në Bruksel.

Puigdemont është subjekt i një urdhër arresti evropian të cilin ai e apelon përmes gjykatave belge.

Ai kërkohet në Spanjë për krimet e rebelimit, kryengritjes dhe keqpërdorimit të fondeve publike pas referendumit të 1 tetorit dhe shpalljes pasuese të pavarësisë, që të dyja konsiderohen të paligjshme nga qeveria spanjolle.

Ai shtoi: “Unë nuk jam një rebel, nuk kam frymën e një rebelimi, as dëshira për të qenë një, e konsideroj veten shumë të disiplinuar, vetëm dua ta kryej atë që parlamenti im ka miratuar.

Presidenti në mërgim u largua nga Barcelona për në Bruksel një javë më parë. Ai pretendon se nuk po largohet nga drejtësia, por po e kërkon atë.

Ai tha: “Shteti spanjoll ka dëmtuar demokracinë në mënyrë që të ndalojë pavarësinë, sepse përmes demokracisë që është e vetmja gjë që ne besojmë, realiteti është i pamohueshëm, kështu që ne duhet ta rimarrim atë demokraci që është dëmtuar nga shteti spanjoll”.

Asnjë vend evropian nuk e ka njohur deklaratën e tij të pavarësisë dhe Komisioni Evropian ka thënë në mënyrë të përsëritur se çështja është  vendore për Spanjën.

Në një shprehje të qartë të zhgënjimit dhe madje izolimit, ai tha: “Ne meritojmë respekt dhe kemi fituar të drejtën për t’u dëgjuar … ndoshta nuk kuptohet, por mos dëgjoni vetëm njërën anë, tek mekanizmi i fuqishëm institucional spanjoll , e cila është shumë e fuqishme, dëgjoni edhe anën tjetër “.

Përgatiti:/Alpenews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja veshjet e përshtatshme nëse keni gjoks të vogël
Previous article Velipojë/ 1.5 ton drogë, ja kush janë 5 të arrestuarit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT