Intensifikohen lëvizjet për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.
Ndërsa ka njoftuar anëtarët e grupit parlamentar për një mbledhje në selinë blu në mesditë, Alibeaj ka takuar sot deputeten e PDIU Mesila Doda dhe kreun e PAA Agron Duka.
Takimi është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit. Në 12 pritet që Alibeaj të takohet me deputetët që e mbështesin për të diskutuar për emra dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës.


