• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I ZGJEDHUR NË SHBA/ Detajet si do jetë ceremonia e inaugurimit të Joe Biden, pa turma e grumbullime
Home
Nderkombetare

PRESIDENTI I ZGJEDHUR NË SHBA/ Detajet si do jetë ceremonia e inaugurimit të Joe Biden, pa turma e grumbullime

5 December, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ish-nënpresidenti demokrat tha se ai pret të betohet në 20 janar në platformën që po ndërtohet në shkallët e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara, por se dëshironte të shmangte turmat që zakonisht mblidhen në Shëtitoren Kombëtare dhe përgjatë bulevardit Pennsylvania Avenue për të parë ceremoninë dhe paradën.

“Ma merr mendja se me siguri nuk do të ketë një paradë gjigante inauguruese përgjatë Pennsylvania Avenue. Por mendimi im është se do të shihni shumë aktivitet virtual në mbarë shtetet amerikane, duke angazhuar edhe më shumë njerëz se më parë”, tha zoti Biden në qytetin e tij të lindjes në Uillmington, të shtetit Dellauer, ku po përgatit administratën e tij të re.

Administrata Trump mbahet mend për fillimet e saj në janar 2017 me zëdhënësin e atëhershëm Sean Spicer që përgënjeshtroi mediat për publikimin e fotove që tregonin turma shumë më të vogla se sa ishin mbledhur për betimin historik të Presidentit Barak Obama, si presidenti i parë i afrikano-amerikan i vendit, tetë vjet më parë.

Zoti Biden tha se stafi i tij po punon me të njëjtin ekip që përgatiti kryesisht në internet Konventën Kombëtare Demokrate të gushtit, për të planifikuar një ceremoni betimi që nuk rrit rreziqet e përshpejtimit të përhapjes së COVID-19 që ka arritur një rekord të ri në Shtetet e Bashkuara.

“Njerëzit duan të festojnë,” tha zoti Biden. “Njerëzit duan të jenë në gjendje të thonë se e kemi kaluar stafetën. Ne po vazhdojmë përpara. Demokracia ka funksionuar”.

Ceremonia zakonisht fillon me presidentin në largim dhe presidentin e zgjedhur që udhëtojnë së bashku nga Shtëpia e Bardhë për në selinë e Kongresit, Kapitolin. Pasi betohet presidenti i ri, ai përshkon sërish bulevardin Pennsylvania Avenue për të marrë detyrat e tij të reja, ndërsa ish-presidenti largohet, zakonisht me helikopter.

Presidenti Trump, i cili ka refuzuar të pranojë zgjedhjet, nuk ka thënë nëse do të marrë pjesë në ceremoni. Në vend të kësaj, sipas një burimi të njohur me diskutimet e brendshme të Shtëpisë së Bardhë, ai po shqyrton mundësinë e shpalljes atë ditë të synimit për të kandiduar përsëri në vitin 2024.

Pandemia ka vrarë më shumë se 273’000 njerëz në Shtetet e Bashkuara, dhe rastet e reja të infektimit dhe shtrimet në spital po rriten, ndërsa muajt e dimrit po afrohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU 7 VJEÇAREN NË PARK/ Gjykata britanike shpall shqiptaren të pafajshme, vuan nga skizofrenia
Previous article "NUK SHKOJMË NË BRUKSEL PËR T'I BËRË FAVORE SERBISË"/ Kryeministri Hoti: Marrëveshja do përfundojë me njohje reciproke

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT