• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I RI/ Zëri i Amerikës: Këshilli kombëtar i PD nxjerr jashtë loje grupin parlamentar
Home
Politikë

PRESIDENTI I RI/ Zëri i Amerikës: Këshilli kombëtar i PD nxjerr jashtë loje grupin parlamentar

7 May, 2022 s.autor Politikë

Në Shqipëri, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi të premten që në procesin e diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, të përfaqësohet me një grup, që do të caktohet nga Komisioni i Rithemelimit, institucioni i krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Vendimi u mor në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit, të dalë nga Kuvendi i 30 prillit.

Mbledhja u thirr me urgjencë, pasi në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Shtetit, ishte përfshirë kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, të cilin Kuvendi e shkarkoi dhe nuk e njeh si të tillë. “Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvendin e Shqipërisë”, saktësohet në rezolutën e miratuar nga Këshilli.

Ish-kryeministri dhe mbështetësit e tij nuk kanë ende kontrollin e grupit parlamentar. 35 nga 52 deputetët demokratë refuzuan të merrnin pjesë në Kuvendin e 30 prillit, e po kaq nuk ishin as në mbledhjen e sotme. Megjithatë, një ditë më parë, edhe thirrjes së zotit Alibeaj për mbledhje të grupit për të diskutuar mbi çështjen e presidentit, ju përgjigjën vetëm 22 deputetë.

Zoti Alibeaj ka mbrojtur pozicionin se PD nuk duhet të qëndrojë jashtë procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ai është sulmuar nga pjesa tjetër e PD-së që mbështet ish-kryeministrin Berisha, duke e akuzuar se po bën lojën e shumicës “kundrejt ndonjë pazari të ri”. Siç vihet në dukje dhe në rezolutën e miratuar nga Këshilli, “mazhoranca socialiste po përpiqet të krijojë një proces parlamentar farsë dhe politikisht steril, duke u përpjekur t’i caktojë ajo përfaqësuesit e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Me këto përpjekje dhe konsultime pa përfaqësuesit e mandatuar nga forcat politike, mazhoranca socialiste po përpiqet të sajojë një dukje konsensualiteti të rremë”. Sipas PD-së, do të pranohej vetëm një proces në të cilin opozitës i ofrohet propozimi i kandidatëve “mbi kritere të përcaktuara me konsensus”.

Socialistët kanë deklaruar se bisedimet me opozitën do të zhvillohen vetëm në nivel grupesh parlamentare. Por rezoluta e miratuar nga Këshilli e nxjerr jashtë loje grupin e vet parlamentar, në një proces të mundshëm bisedimesh. “Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike dhe nenin 4 të Rregullores së Grupit Parlamentar, siguron zbatimin e qëndrimit politik të Partisë Demokratike të përcaktuar në këtë rezolutë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhur nga vendimet e organeve përfaqësuese të Partisë Demokratike, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike në procesin e zgjedhjes së Presidentit”, saktëson rezoluta.

Këshilli Kombëtar zgjodhi në mbrëmje dhe kryetarin e vet. Me shumicë votash, në krye të këtij institucioni do të jetë deputet Edi Paloka, i cili e ka drejtuar atë dhe më parë./Zëri i Amerikës/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA MËSYN NË BANESËN E 53-VJEÇARIT/ Pas kontrollit i vë prangat. Ja çfarë zbuluan
Previous article NGA AGJENDA PËR ZGJEDHJET 2023 TE NDRYSHIMI I STATUTIT/ Mblidhet sot Asambleja e PS

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT