• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI I RI I MALIT TË ZI/ Urimi i Ramës: Mbështetja që mori u ktheftë në mbarësi për vendin që na lidh…
Home
Politikë

PRESIDENTI I RI I MALIT TË ZI/ Urimi i Ramës: Mbështetja që mori u ktheftë në mbarësi për vendin që na lidh…

7 April, 2023 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar Jakov Milatoviç që u zgjodh presidenti i ri i Malit të Zi. Në mesazhin e tij në Twitter, Rama thotë se mbështetja që mori nga zgjedhësit u ktheftë në më shumë mbarësi për Malin e Zi.

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkroi Rama.

Kush është Jakov Milatoviç

Jakov Milatoviç u zgjodh president i ri i Malit të Zi duke rrëzuar nga ‘froni’ pas 3 dekadash Milo Gjukanoviçin. Në fjalimin e tij të parë si president malazez, Milatoviç tha: “Sonte është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet, kjo është fitorja e Malit të Zi të pajtuar.”

Ai u lind në Podgoricë, në dhjetor të 1986. Pasi përfundoi studimet për Ekonomi në Universitetin e Podgoricës, Milatoviç kaloi një vit si studiues në Universitetin Shtetëror të Illinoisit në SHBA, dhe më pas vazhdoi studimet në Vjenë dhe Romë. Mori diplomën në nivelin master në ekonomi në Oksford. Pas studimeve akademike, ai punoi në një bankë rajonale dhe më pas në Deutsche Bank, para se t’i bashkohej Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim si ekonomist në Londër dhe Podgoricë. Në zgjedhjet e 2020 ai fitoi një ulëse në Parlamentin e Malit të Zi, ku fitoi shumica pro-serbe dhe pro-serbe ortodokse.

Milatoviç la punën jashtë vendit dhe u bë ministër i Ekonomisë në Qeverinë “teknike” të kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe ishte një prej “12 dishepujve” në Qeverinë që u formua në negociatat e përcjella nga afër nga Kisha Ortodokse Serbe. Në Qeveri, Milatoviçit shumë shpejt iu bashkua edhe ministri i Financave, Millojko Spanjiç. Të dy shumë shpejt treguan se kishin aftësi të fitonin simpatinë e populistëve duke u bërë arkitektë të një skeme reformash me rritje pagash. E quajtur si “Evropa Tani”, dyfishoi pagën minimale nga 222 euro në 450 euro dhe atë mesatare nga 530 euro në 670 euro.  Ai sugjeroi se shteti mund të arrijë të ketë “një pagë mesatare mujore prej 1.000 eurosh ”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Policia angleze “u heq nga duart” 1.65 milion paund katër shqiptarëve
Previous article AKSIDENT NË DURRËS/ Automjeti përplas motorin, një i plagosur niset me urgjencë drejt spitalit

F.autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT