Për disa vite, ajo ishte mjaft aktive në radhët e LSI-së. Ish-zyrtarja e lartë në partinë e Kryemadhit Brizida Gjikondi, ka hedhur akuza se presidenti Ilir Meta po e shkel hapur Kushtetutën duke organizuar fushatë për LSI
Gjikondi drejtoi thirrje ndaj KQZ-së që të gjobisë Presidentin.
Sipas saj, Meta është i përfshirë në fushatë dhe ashtu siç u gjobit kreu i Bshkisë Tiranë, e njëjta gjë duhet të aplikohet edhe mbi të.
“Unë personalisht, akuzoj KQZ-në që nuk gjobit institucionin publik të Presidentit, për ndërhyrje në fushatën zgjedhore haptaz.
Jo më larg se dje, KQZ-ja gjobiti kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të njëjtën gjë, mund ta aplikojë edhe ndaj Presidentit të Republikës”, tha Gjikondi për Vizion Plus.