• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti i Maqedonisë “mban peng” ligjin për gjuhët, vijon të heshtë
Home
Rajon

Presidenti i Maqedonisë “mban peng” ligjin për gjuhët, vijon të heshtë

26 March, 2018 Ina.Autor Rajon

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov po mban peng ligjin për gjuhët. Edhe pse heshtin në kabinetin e tij, qëndrimi i presidentit ishte i prerë se nuk do të dekretojë ligjin për gjuhët, shkruan “zhurnal”.

Partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE insiston se ligji për gjuhët është anti-kushtetues. Deputeti Darko Kostovski tha se ky ligj do të shkaktojë kaos institucional dhe do t’i kushtojë shumë shtetit.

“Ky ligj për dygjuhësinë përveç se del jashtë kornizave të Kushtetutës dhe kornizave të Marrëveshjes së Ohrit, e cila është kritikuar edhe nga ekspertët, përveç se është sjellë duke thyer ligjet dhe rregulloren e Kuvendit, është i papranueshëm dhe do të shkaktoj mosfunksionim të institucioneve do të shkaktojë edhe komplikime të majme financiare”, deklaroi Darko Kostovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër partnerët e koalicionit, Zaev e Ahmeti, mbrojnë ligjin për gjuhët duke thënë se miratimi i tij është bërë konform rregullores së Kuvendit dhe nuk bëhet fjalë për shkelje të Kushtetutës.

“Ligji për gjuhët është votuar. Është çështje ditësh se kur do të hyjë në fuqi. Ivanov e ka obligim kushtetues që ta nënshkruajë dhe bën mirë të mos hezitojë sepse kështu do të ndihmojë në përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të MO-së”, tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Ekspertë të kushtetutës vlerësojnë se presidenti do të përgjigjet para drejtësisë, për shkelje të Kushtetutës, si pasojë e mos nënshkrimit të dekretit të Ligjit për gjuhët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUM KLIKIMESH/ Kënga "Dua" e Encës duket se po korr sukses edhe jashtë kufijëve (FOTO)
Previous article Elvana nuk ndalet / Sjell së shpejti projektin e ri, por fancat kanë dicka për ti thënë...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT