• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti i KE, Juncker përfshihet në skandal nepotizmi dhe korrupsioni
Home
Europë

Presidenti i KE, Juncker përfshihet në skandal nepotizmi dhe korrupsioni

22 March, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker, brenda një dite, emëroi dhe më pas ngriti në detyrë në mënyrë të beftë, ndihmësin kryesor të tij Martin Selmayr-vendim i cili ka ngjallur dyshime për nepotizëm dhe korrupsion.

Presidenti Juncker në mëngjesin e 1 marsit e emëroi Selmayr, Zëvendës Sekretar të Përgjithshëm të KE-së dhe në darkë e ngriti në detyrë duke e emëruar Sekretar të Përgjithshëm.

Juncker e bëri fakt të kryer emërimin e Selmayr në këtë post përpara KE-së, menjëhere pas dorëheqjes së ish-Sekretarit të Përgjithshëm, holandezit Italianer. Një burim për AFP-në shprehet se vetëm dy prej anëtarëve të KE-së ishin në dijeni të këtij vendimi, duke e cilësuar atë si emërim politik.

Komiteti i kontrollit të buxhetit pranë Komisionit Evropian ka kërkuar sqarime nga punonjësit e KE-së për këtë emërimin të beftë të ndihmësit kryesor të Presidentit të Komisionit Evropian Juncker, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të KE-së.

Gjithashtu edhe Avokati i Popullit i BE-së lajmëroi se ka nisur hetimet për këtë vendim duke u bazuar në dy ankesat e regjistruara pranë zyrës së tij.

Vendimi i Presidentit Juncker u kundërshtua hapur dhe nga europarlamentarët. Nigel Farage, drejtuesi i fushatës Brexit dhe kundërshtues i fortë i BE-së e akuzoi Junckerin për nepotizëm. Eurokomisioneret e tjerë e akuzuan atë për mungesë transparence. Ndërsa Hungaria e kritikoi KE-në për dobësim të demokracisë e balancës, si dhe për përdorimin e standardeve të dyfishta.

Partitë e bllokut të gjelbërt (partitë mjedisore dhe të majta të vendeve anëtare të BE-së) në Parlamentin Evropian u shprehën se nuk do të miratojnë buxhetin e KE-së deri sa të zgjidhet kjo çështje. Ndërsa partitë liberale kërkuan anullimin e vendimit për emërimin e Selmayr në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Emërimi i dyshimtë i Selmayr mund të paralizojë reformat në BE, të cilat janë planifikuar të ndërmerren pas daljes së Britanisë nga blloku. Por, analistët shpehen se çdo lëvizje për të hequr Selmayr nga ky post do të bllokohet nga Partia Europiane Popullore, grupi i qendrës së djathtë si dhe grupi europarlamentar më i madh, ku bëjnë pjesë Presidenti Juncker dhe Kancelarja gjermane Merkel./Exit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gareth Bale nuk ka të ndalur shënon dy gola ndaj Kinës
Previous article Erjona Sulejmani zbulon sekretin: Ja si mund të njihesh me një futbollist të famshëm

Redaktor2

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT