Presidenti grek Prokopis Pavlopulos ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta pas dhënies së shtetësisë për Kryepeshkopin Janullatos. Presidenti grek e ka cilësuar si një hap me rëndësi vendimin e Metës, ndërsa dekreti përmirëson marrëdhëniet mes dy vendeve.
Pavlopulos Metes: Vendimi i fundit i shërben klimes së bashkëpunimit dhe permireson ne menyre thelbesore marrdhëniet mes dy vendeve tona. Presidenti grek Prokopis Pavlopulos i shprehu presidentit të Shqipërisë Ilir meta falënderimet e tij për dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Anastasi. Gjatë një bisede telefonike të martën, Presidenti i Republikës së Greqisë Prokopios Pavlopulos theksoi se ” vendimi i fundit i shërben klimes së bashkëpunimit dhe permireson ne menyre thelbesore marrdhëniet mes dy vendeve tona. Gjithashtu Zoti Meta pati dje një komunikim telefonik me të njëjtën temë, edhe me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias.


