• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Presidenti çek kërkon ekstradimin e një hakeri në Rusi dhe jo në SHBA
Home
Nderkombetare

Presidenti çek kërkon ekstradimin e një hakeri në Rusi dhe jo në SHBA

25 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti çek, Milosh Zeman ka lobuar vazhdimisht që hakeri rus i ndaluar në Pragë dhe i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, të ekstradohej në Rusi, është cituar të ketë thënë ministri çek i Drejtësisë, Robert Pelikan.

Ish-komunisti 73 -jeçar,Zeman, me qasje pro-ruse, pro-kineze dhe anti-myslimane, ka fituar muajin e kaluar një tjetër mandat presidencial.

Yevgeni Nikulin, 30 vjeçar, që kërkohet nga Shtetet e Bashkura për supozimet rreth sulmeve kibernetike në rrjetet sociale, gjendet aktualisht në burg, pasi ishte arrestuar nga policia çeke në Pragë, në tetor të vitit 2016.

Operacioni i arrestimit të tij ishte kryer së bashku me FBI-në.

Në majin e vitit të kaluar, gjykata në Pragë ka vendosur se Nikulin mund të ekstradohet ose në SHBA ose në Rusi, mirëpo vendimin përfundimtar e ka lënë në duart e ministrit të Drejtësisë, Robert Pelikan.

“Është e vërtetë se kanë ndodhur dy takime gjatë këtij viti, në të cilat presidenti Zeman më ka kërkur që qytetarin rus ta ekstradojë në Rusi dhe jo në SHBA”, ka thënë Pelikan për aktualne.cz.

Zëdhënësi i Zemanit, Jiri Ovcacek nuk ka pranuar të komentojë në këtë çështje.

Pas arrestimit të Nikulinit, Moska ka akuzuar Uashingtonin për ngacmim të qytetarëve të saj dhe ka premtuar se do të luftojë për ekstradimin e Nikulinit.

Shtetet e Bashkuara e kërkojnë Nikulinin bazuar në disa akuza që përfshijnë dhe vjedhjen e identitetit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/02/2018. Ngjarjet më të rëndësishme sot në BOTE
Previous article Meghan e ka të ndaluar të veshë fustanin e bardhë në dasmën e saj

Ina.Autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT