• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENTI BULLGAR TAKIM ME RUÇIN/ “Do lobojmë fuqishëm për çeljen sa më shpejt të negociatave të Shqipërisë me BE”
Home
Politikë

PRESIDENTI BULLGAR TAKIM ME RUÇIN/ “Do lobojmë fuqishëm për çeljen sa më shpejt të negociatave të Shqipërisë me BE”

5 March, 2020 k.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kryetari Ruçi e uroi Presidentin Radev për 142 vjetorin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer politik midis të dy vendeve dhe nënvizoi se ky bashkëpunim i ka rrënjët në mirekuptimin e plotë dhe marrëdhëniet tradicionale midis dy popujve tanë.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nënvizoi se “Ne i jemi mirënjohës Bullgarisë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe çeljen sa më shpejt të negociatave dhe jemi të bindur se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe do të kurorëzohet gjatë Presidencës kroate.”

Bashkëpunimi dypalësh, vuri në dukje Kryetari Ruçi, ka ende mundësi të rritet e zgjerohet në fushën ekonomike, tregëtare dhe rritjen e investimeve bullgare në Shqipëri. Si fusha prioritare z. Ruçi vlerësoi transportin ajror, hekurudhor e rrugor, turizmin, arsimin, kulturën etj.

Ruçi e falenderoi Presidentin Radev për mbështetjen që Bullgaria i jep Kosovës dhe shprehu bindjen që kjo mbështetje do të vazhdojë për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Shqipëri do të rrisë bashkëpunimin me Bullgarinë edhe për çështjet e zhvillimet rajonale, në shërbim të zhvillimit, paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor e më gjerë.

Presidenti Rumen Radev falenderoi Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi për fjalët e ngrohta dhe vlerësimin e bashkëpunimit shqiptaro-bullgar.

“Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë e të lobojë fuqishëm për çeljen sa më shpejt të negociatave dhe do ta përsërisë qëndrimin e saj në Samitin e Zagrebit. Ne do të mbështesim rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian të 2 marsit sepse jemi të bindur për rezultatet e Shqipërisë në fushën e reformave dhe prioritetet kyçe.”, vuri në dukje Presidenti Radev.

Presidenti Radev falenderoi Shqipërinë për njohjen e pakicës bullgare dhe respektimin e të drejtave të saj, duke i vlerësuar pakicat si ura të mrekullueshme për miqësinë midis të dy vendeve.

Presidenti Radev vlerësoi kontributin e Kuvendit në fuqizimin e sistemit demokratik në Shqipëri dhe vuri në dukje se Parlamenti është institucioni më demokratik në një shoqëri demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQIA DHE BE ME SYTË NGA MOSKA/ Erdogan takon Putinin në kërkim të një armëpushimi në Siri
Previous article KËRKON TË RIKTHEHET NË FUTBOLL/ Gjykata Europiane jep verdiktin për Michel Platininë

k.autor

Postime të ngjashme

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj Politikë

PAKETA FISKALE/ Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT