• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENT I ZGJEDHUR I SHBA-SË/ Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion
Home
Nderkombetare

PRESIDENT I ZGJEDHUR I SHBA-SË/ Biden akuzon departamentin e mbrojtjes të SHBA-së për pengesa në tranzicion

29 December, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden ka akuzuar departamentin e mbrojtjes të SHBA për “papërgjegjësi” dhe për mungesën e dhënies së informacioneve të duhura për tranzicionin e pushtetit. Biden në fjalën e tij tha se  kishte hasur “pengesa nga udhëheqja politike”.  Biden pohoi se agjencitë më të rëndësishme  për sigurinë e SHBA kanë pësuar “dëme të mëdha” nën Donald Trump.

“Tani për tani, ne thjesht nuk po marrim të gjithë informacionin që na nevojitet nga administrata në largim në fushat kryesore të sigurisë kombëtare. Sipas mendimit tim, nuk është asgjë tjetër përveç papërgjegjësisë.”

Presidenti i zgjedhur shtoi se ekipi i tij kishte nevojë për informacione të plota për situatën e SHBA dhe  theksoi se kundërshtarët e SHBA mund të shfrytëzonin çdo konfuzion.

Pas vërejtjeve të Biden, Sekretari i Përkohshëm i Mbrojtjes Christopher Miller tha se zyrtarët kishin “punuar me profesionalizmin më të madh për të mbështetur tranzicionin “.

“Departamenti i Mbrojtjes ka kryer 164 intervista me mbi 400 zyrtarë dhe ka siguruar mbi 5,000 faqe dokumente – shumë më tepër sesa kërkohej fillimisht nga ekipi i tranzicionit i Biden,” tha ai.

Biden merr detyrën në 20 Janar por Presidenti Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin.

Për javë të tëra pas zgjedhjeve të 3 nëntorit,  Biden u bllokua nga marrja e njoftimeve kryesore të inteligjencës, një pjesë thelbësore dhe normalisht rutinë e një tranzicioni presidencial.

Pasi Trump më në fund pranoi të lejojë procesin zyrtar të tranzicionit muajin e kaluar, Biden vlerësoi Shtëpinë e Bardhë për ndihmën e saj në këtë proces .  Por toni i tij ndryshoi dukshëm të hënën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË ITALI/ Habiten mjekët: Këtë vit pandemie, gripi nuk po lë gjurmë
Previous article COVID-19/ Ekspertët e konfirmojnë: Koronavirusi i ri, prezent në Gjermani që nga muaji nëntor

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT