• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PRESIDENCIALET”/ Në skenë hyn Robert F. Kennedy, i Riu! Analiza: Mund të ndërlikojë kalkulimet zgjedhore në SHBA
Home
Nderkombetare

“PRESIDENCIALET”/ Në skenë hyn Robert F. Kennedy, i Riu! Analiza: Mund të ndërlikojë kalkulimet zgjedhore në SHBA

19 May, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ekipet elektorale të kandidatëve presidencialë Joe Biden dhe Donald Trump kanë pak pika të përbashkëta. Njëra prej tyre është ndikimi që do të ketë kandidimi për president i një avokati aktivist me prejardhje nga një familje e shquar politike: Robert F. Kennedy, i Riu. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman thotë se kandidatura e zotit Kennedy shihet si një çështje që mund t’i ndërlikojë kalkulimet në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Nëpër anketat e realizuara gjatë këtij viti zgjedhor në Shtetet e Bashkuara, rreth gjysma e votuesve të regjistruar deklarojnë se do të preferonin kandidatë të tjerë në vend të Presidentit Joe Biden dhe ish Presidentit Donald Trump për zgjedhjet e nëntorit.

Në skenë hyn Robert F. Kennedy, i Riu.

“Përfytyroni se si do të duket ky vend në nëntor nëse do të fitojë Presidenti Trump apo Presidenti Biden — përçarja do të vazhdojë, ndërsa zemërimi, gjuha e urrejtjes, kaosi dhe polarizimi do të përkeqësohen. E vetmja mënyrë për t’u dhënë fund këtyre dukurive është përmes kandidaturës time të suksesshme”, thotë ai.

Zoti Kennedy, i cili flet me një zë të ngjirur për shkak të një çrregullimi të pashërueshëm neurologjik, nuk është tërhequr nga gara megjithë humbjen që pësoi në zgjedhjet paraprake demokrate ndaj zotit Biden.

“Robert F. Kennedy i Riu nuk do të jetë presidenti i ardhshëm.”

Ky është vlerësimi i profesorit të Universitetit Georgetown Hans Noel, me të cilin pajtohen studiuesit e shkencave politike.

Por çështja që shqetëson ekipet elektorale të zotit Biden dhe zotit Trump është mundësia që zoti Kennedy të miratohet si kandidat i tretë në afro gjashtë shtete që pritet të jenë përcaktuese për zgjedhjet dhe ku disa mijëra votat për të mund të ndryshonin rezultatin në këto shtete.

“Natyrisht, këto vota do të bënin dallimin për kahjen që do të merrte shteti. Nëse bëhet fjalë për një shtet relativisht të madh, ku rezultati përfundimtar do të ishte i ngushtë, çka ne presim të ndodhë, atëherë mund të ndryshonte rezultati i garës”, thotë Hans Noel, nga Universiteti Georgetown.

“Do të jem në fletëvotim në të gjithë shtetet. Deri në muajin korrik, do të jem në fletëvotimin e çdo shteti.”

Kandidati Kennedy ka edhe një avantazh tjetër, të cilin nuk e kanë kandidatët e tretë që po garojnë në zgjedhjet e këtij viti në disa shtete – ai është një emër i njohur për amerikanët.

Ai është djali i Bobby Kennedy-t, njëri nga kandidatët kryesorë në zgjedhjet paraprake presidenciale të Partisë Demokratike në vitin 1968, i cili u vra gjatë fushatës. Xhaxhai i tij është Presidenti John F. Kennedy, i cili u vra në detyrë në vitin 1963.

“Familja Kennedy nuk është aspak e lumtur që ai po kandidon në zgjedhje dhe kanë bërë disa përpjekje për ta bërë të qartë qëndrimin e tyre”, thotë Hans Noel, nga Universiteti Georgetown.

Njëra prej tyre ishte takimi me zotit Biden, i rrethuar nga anëtarët e familjes Kennedy, përfshirë zonjën Kerry Kennedy, motrën e kandidatit të pavarur.

“Duam ta bëjmë shumë të qartë qëndrimin tonë se rruga më e mirë përpara për Amerikën është rizgjedhja e dyshes Biden – Harris për të qeverisur në katër vitet e ardhshme”, thotë ajo.

Teoritë e dyshimta të zotit Kennedy për vaksinat, orgjinën e epidemisë COVID-19 dhe vrasjet e babait dhe xhaxhait të tij kanë joshur disa përkrahës, sipas profesorit Noel.

“Për momentin, zoti Kennedy u pëlqen më shumë republikanëve sesa demokratëve. Por kjo sigurisht ka të bëjë kryesisht me faktin që ai është demokrat dhe një ish demokrat i cili kritikon demokratët e tjerë. Republikanëve u pëlqen kjo gjë dhe u zgjon interesimin. Por ata nuk do të votojnë për të, në vend të zotit Trump”, thotë Hans Noel, nga Universiteti Georgetown.

Ekipi i zotit Kennedy refuzoi kërkesën e Zërit të Amerikës për intervistë me kandidatin, ose ndonjë bashkëpunëtor të tij, me arsyetimin se “shtabi i tij elektoral ka vendosur që në këtë periudhë t’u japë intervista vetëm mediave amerikane që i shërbejnë një audience amerikane.”/VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEPINI VETES PAK KOHË PËR..."/ Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2024
Previous article BABAI PLAGOSI VAJZËN DHE VRAU VETEN/ I afërmi me lot në sy: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT