• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRESIDENCIALET NË SHBA/ Trump e pranon: Nëse humbas përballë Harris, nuk kandidoj më
Home
Nderkombetare

PRESIDENCIALET NË SHBA/ Trump e pranon: Nëse humbas përballë Harris, nuk kandidoj më

23 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-presidenti Donald Trump ka thënë se nuk pret të kandidojë sërish për zgjedhjet në vitin 2028 nëse humbet në zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori në SHBA.

Trump, 78 vjeç, ka qenë kandidati republikan për tre zgjedhje kombëtare radhazi.

Në një intervistë, ai u pyet nëse mund të parashikonte një tjetër kandidim në rast se humbet përballë Zëvendës-Presidentes Demokrate Kamala Harris.

“Jo, nuk e bëj. Nuk e shoh fare si mundësi”, u shpreh ai.

Por Trump shtoi se shpreson se rezultati nga këto zgjedhje do të jetë shumë i suksesshëm.

Në të kaluarën, manjati i pasurive të paluajtshme rrallëherë e ka pranuar mundësinë e humbjes së zgjedhjeve, më shpesh duke ndezur mbështetësit me fjalime dhe postime në mediat sociale duke premtuar fitore në votime.
Por kjo është hera e dytë në katër ditë që ai përmend një shans për humbje.

Gjatë një tubimi të mbajtur nga Këshilli izraelito-amerikan të enjten, ai përmendi humbjen dhe sugjeroi se çdo humbje e tillë do të ishte pjesërisht faji i votuesve hebrenj.
“A e dinë se çfarë dreqin po ndodh nëse unë nuk i fitoj këto zgjedhje?” tha ai, sipas raportimeve të ndryshme në media.

“Dhe populli hebre do të duhet të bëjë shumë për këtë, sepse nëse 40 përqind e elektoratit tuaj më mbështet mua, kjo do të thoshte që 60 përqind votojnë për armikun”, shtoi ai.

Njohjet e Trump për një humbje të mundshme mund të pasqyrojnë se si perspektivat e Partisë Demokratike kanë ndryshuar që kur Harris u bë kandidati i saj pas vendimit të Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËMBIMI VALUTOR/ Me sa lekë këmbehet euro dhe dollari sot
Previous article PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe i ngrohtë, pasditja sjell vranësira në vend

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT