Shqipëria ka marrë sot zyrtarisht Presidencën e OSBE-së që do ta drejtojë përgjatë vitit 2020. Mëngjesin e sotëm Edi Rama ka mbërritur në zyrën e kryetarit të OSBE-së në Vjenë, ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger.
Edi Rama e ka konsideruar këtë një moment historik për Shqipërinë. Kryeministri ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale edhe momentin e takimit me Greminger. 18 nga punonjësit në zyrën e OSBE-së janë shqiptarë ose 60% dhe 12 janë të huaj ose 40% e stafit prej të cilëve 2 italianë, 2 gjermanë, 2 norvegjezë, një austriak, një zviceran, etj.
Kryeministri, njëkohësisht dhe Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Kryetar i OSBE-së Edi Rama, do t’i paraqesë Këshillit të Përhershëm të OSBE-së përparësitë e Shqipërisë sot në Vjenë.
Postimi i Ramës:
Zyra e Kryetarit të OSBE – Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger
Zyra e Kryetarit të OSBE – Takimi me Sekretarin e Përgjiithshëm të OSBE, Thomas Greminger 🤝
Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 9. Januar 2020


