• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PREMTOI HARAKIRI TE ASTIRI…”/ Veliaj PYET Bashën: Pse e le protestën? A more një makinë 130 mijë euro?
Home
Politikë

“PREMTOI HARAKIRI TE ASTIRI…”/ Veliaj PYET Bashën: Pse e le protestën? A more një makinë 130 mijë euro?

2 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha sot në Asamblenë socialiste të Njësisë 2, se Lulzim Basha është i pabesueshëm, kurse PD dhe LSI nuk japin asnjë garanci për qytetarët, duke qenë se i tradhëtuan votuesin e tyre duke ikur nga Parlamenti. Pasi solli në vëmendje premtimet e kreut demokrat në protestat për Unazën e Madhe dhe Rrugën e Kombit, Veliaj shtoi se çdo protestë e nisur nga PD është lënë përgjysmë sapo është vjelë “gjoba” e radhës.

“Pyetja ime për Lul Bashën është: Premtoi që do të bënte harakiri për Astirin, pse e la protestën? A mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve? Unë jam gati ta provoj këtë. Kam fituar çdo gjyq për shpifje. Pra, nëse një nga biznesmenët jep makinë, ai e lë protestën. Pse e la protestën e Rrugës së Kombit? Çfarë mori që e la protestën? Pse e la protestën për Farkën? Sa vila mori tek fshatrat e të pasurve në Lundër? Sa vila mori? Deri dje, ai që bënte vila ishte oligark. Pse i lënë këta të gjitha protestat?”, pyeti Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se Basha e kishte mundësinë për të bërë punë në Tiranë dhe i degjeneroi shumë prej projekteve. “E kishe shansin të përmirësoje dhe s’e bëre. Përkundrazi, i degjenerove shumë prej atyre projekteve, degjenerove mjekësinë, financat, falimentoi shtetin, degjeneruat punët publike, Tirana qelbej erë. Kur shikoj Lulin që doli me atë fletë thashë: Çuno, 2800 ditë në opozitë për të printuar një fletë?! Por, program është ajo që ne shohim, ajo që prekim, ajo që e transformojmë. Unë besoj se shalqi me provë është vetëm PS e Shqipërisë. Me zemër të kuqe, me gojë të ëmbël dhe me rezultat të thellë në gjithë territorin tonë. Ndaj, kudo që të jeni duke bërë fushatë, vetëm bëjeni 360 gradë dhe do keni mjaftueshëm për të thënë ku ka vënë dorë PS”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se PD dhe LSI nuk japin asnjë garanci, pasi ata i tradhtuan votuesit e tyre duke ikur nga Parlamenti. “Çfarë garancie kanë ata që votuan për PD dhe për LSI, që s’do ikin prap? Një votë ke. Ke një shans të marrësh në punë dikë që do të drejtojë dhe nëse e bën njëherë, çfarë garancie kanë votuesit që ata s’do ikin prapë. Ata e lënë lojën në mes. I keni parasysh ata fëmijët në lagje që pasi i ke rrahur, thonë ika: E kuptoni se ne kemi fëmijë në krye të partive të tjera. Ne kemi disa njerëz që në rastin më të mirë flenë gjumë dhe në rastin më të keq ikin fare nga loja. Pse duhet të votojë dikush për PD apo LSI, në momentin që ata e lënë lojën në mes? Pse duhet të votojë dikush Lul Bashën kur ne e provuam në Tiranë”, përfundoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT KUNDËR COVID-19/ FIFA ndryshon rregullat: Klubet mund të mos lejojnë lojtarët në kombëtare
Previous article FESTOI SI RONALDO PAS GOLIT TË SHËNUAR/ Por ja e vërteta e asaj që bëri Ansu Fati (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT