Në ditën Botërore të Familjes është përgatirur një surprizë e veçantë për disa nga gratë e burgosura në Tiranë.
Për to është mundësuar një takim me fëmijët e tyre që qendrojnë në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli”.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesja e Shërbimit Social Shtetëror Luneda Sufali. 5 nënat që vuajnë dënimin me burg, takuan për herë të parë fëmijët në shtëpinë që qendrojnë prej kohësh.
Sufali e emocionuar shprehet:
Sot dua të ndaj me ju një nga eksperiencat më të veçanta të jetës sime. Në Ditën Botërore të Familjes në IPSH tona u mbajtën aktivite të ndryshme, por s’mund të mos ndaj me Ju emocionet që mua personalisht si nënë dhe drejtuese e Shërbimit Social Shtetëror, më fali aktiviteti mbresëlënës që u zhvillua në Shtëpinë e Fëmijëve “Zyber Hallulli” . Për herë të parë në këtë ditë ishin pjesëmarrëse 5 nëna, të cilat vuajnë dënimin pranë IEVP “Ali Demi” Tiranë. Falë mundësisë dhe mbështetjes që na krijoi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve , ato patën mundësi të të ishin pranë dhe të kalonin çaste të gëzuara dhe të vizitonin për herë të parë shtëpinë ku banojnë fëmijët e tyre.
Emocione të natyrshme nga të dyja palët. Ishte vizita e tyre e parë në këtë institucion që përkujdeset për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Nënat patën rastin të shohin jo vetëm ambjentet e institucionit por edhe të njihen nga afër me stafin përkujdesës.
Ne ndihemi të nderuar që kemi mundësi të bëhemi familje alternative për fëmijët në nevojë. Në këtë ditë i bëjmë apel gjithë shoqërisë për të qënë të ndërgjegjësuar, se mbrojtja dhe sigurimi i mirëqenies së fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve: Familjes dhe prindërve, Shkollës dhe Mësuesve, Institucioneve dhe Stafeve të Përkujdesit Shoqëror, Komunitetit dhe mbarë Shoqërisë tonë. Por ne punonjësve të SHSSH na takon, si mision human dhe përgjegjësi sociale që për mbrojtjen e këtyre fëmijëve të jemi dhe në çdo rast të bëhemi “Familja e tyre e Madhe”. Mirënjohje stafeve të këtyre insitucioneve të cilët i bëjnë më të bukura ditë si këto!
15Maj,Dita e Familjes!