• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREKËSE/ I pushon zemra për 5 minuta, doktorët detyrohen t’i presin duart. Motra: Mbledh çaj me dhëmbë
Home
Sociale

PREKËSE/ I pushon zemra për 5 minuta, doktorët detyrohen t’i presin duart. Motra: Mbledh çaj me dhëmbë

3 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqitare ka qenë Pranvera e cila ka rrëfyer historinë e dhimbshme të vëllait të saj. Në moshën 8-vjeçare ai shkoi të mblidhte arra me shokët e tij dhe hipi në një shtyllë për t’i arritur, por e zuri korrenti. Ai përfundoi në spital por duart e tij kishin pësuar djegie të thellë dhe doktorët ishin të detyruar që t’ja prisnin të dyja për t’i shpëtuar jetën.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që atij i pushon zemra për 5 minuta.

Pranvera: Po, babi thoshte e kam djalin e madh, dritën e syve dhe nuk mund ta duroj dot pa duar. Doktorët i kishin thënë që duhet t’i presë të dyja duart që ai të jetojë dhe babi i thoshte të lutem, një dorë, dy gishta që ai të ushqehet. Ishte diçka e papritur që të kesh një fëmijë pa duar, si do ushqehej. Në 12 të natës infermierja shkoi për t’i bërë një gjilpërë, shikon aparaturën, bërtet me të madhe sepse i kishte ndalur zemra. Erdhën doktorët, e operuan dhe ia prenë duart. Me kalimin e kohës vëllai u shërua, qëndroi një kohë të gjatë në spital në Tiranë. Tomi i thoshte doktorëve që xhaxhi mi shëro duart se unë do të të sjell arra.

Ardit Gjebrea: Si u mësua familja dhe vetë Tomi me këtë realitet tjetër?

Pranvera: Sa u shërua shkoi në shkollë, nuk shkruante, vetëm lexonte. Pastaj Tomi u mësua, ne u mësuam, mami e kishte shumë problem kur erdhi nga spitali sepse nuk e kishte parë asnjëherë Tomin në spital me duart e prera. Mamit i binte të fiktë çdo ditë, por filloi të mësohej dhe ajo që ky është realiteti dhe jeta e Tomit. Pastaj Tomi luante me shokët, shkonte në shkollë, mërzitej dhe qante sepse rrëzohej derisa iu forcuan duart.

Tani Tomi është 35 vjeç, ai shkon në mal gjatë verës dhe mbledh çaj dhe bimë të tjera bimore. Duart i bëhen plagë dhe ai mërzitet, por e ka vullnetin për të punuar sërish, çaji është shumë i fortë për t’u këputur, kështu që ai tenton ta këpusë atë edhe me dhëmbë. Sipas motrës, ne mes të dimrit, shiut, Tomi del në Korçë dhe shet çajin sepse pa punë ai nuk rri dot. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISMA PËR SHKARKIMIN E METËS/ Kush janë 50 deputetët që firmosën për të nisur procedurat (LISTA)
Previous article NISMA PËR SHKARKIMIN E ILIR METËS/ Balla: I kërkuam të rikthehet në binarë, ja hapat që do të ndiqen

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT