• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREKËSE/ I moshuari i shtrirë në mes të rrugës në Tiranë, qeni i shpëton jetën… (VIDEO)
Home
Sociale

PREKËSE/ I moshuari i shtrirë në mes të rrugës në Tiranë, qeni i shpëton jetën… (VIDEO)

30 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Nuk thonë kot se qeni është miku më i mirë i njeriut. Ky qen është i pari që ka rendur të kërkojë ndihmë pasi ka parë të zotin të bjerë nga stoli në tokë, pa ndienja. E gjithë ngjarja është regjistruar me celular në afërsi të kryqëzimit të “Ali Demit” në Tiranë.

Qeni ka rendur sa në të majtë e në të djathtë duke u lehur fort kalimtarëve dhe drejtuesve të automjeteve për tu ndaluar dhe për t’i dhënë ndihmën e parë të moshuarit që ndodhej pa ndjenja në tokë. Të lehurat e tij kanë tërhequr vëmendjen e një gruaje që është afruar pranë personit të shtrirë pa ndjenja në tokë dhe menjëherë i ka telefonuar policisë. Një patrullë me dy efektivë ka mbërritur në pak minuta dhe menjëherë i është kërkuar ndihmë urgjencës mjekësore.

Dy efektivët e patrullës kanë ofruar ndihmën të parët duke përdorur mjete rrethanore në tentativë për të përmendur të moshuarin, i cili edhe pse merrte frymë nuk shfaqte asnjë reagim.

Të njejtën gjë kanë bërë edhe kalimtarë të rastit në pritje të ardhjes së autoambulancës.

Mjeti i ndihmës së shpejtë ka mundur të mbërrijë në vendngjarje pas 20 deri në 25 minutash nga momenti i lajmërimit, ndikuar kjo edhe nga trafiku i madh që krijohet në mesditë në kryeqytet.

Mjekët e kanë marrë të moshuarin endacak dhe e kanë transportuar drejt urgjencës më të afërt. Dyshohet se shkak i humbjes së ndjenjave mendohet të jetë konsumimi tej normave i alkoolit që mund të ketë çuar në komplikacione të rënda kardiake.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reali nuk ndalet/ Ofron 300 milionë për Salah, Alisson e Lewandowski
Previous article SERIE A/ Pa Champions, Interi rrezikon të humbasë yjet

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT