Pas shumë vitesh të lëna në harresë, rikthehen kërkimet arkeologjikë në dy sitet antike të Gjirokastrës në Antigone dhe Palokastër.
Misioni i përbashkët arkeologjik italo-shqiptar mes Universitetit të Maceratas dhe Institutit të Arkeologjisë në Tiranë nisi punen ne drejtimin e profesor Roberto Perna, i cili udhëheq arkeologë dhe specialistë nga dy vendet
Prof. Perna tha se gjetjet po çojnë drejt një tjetër këndvështrimi mbi të kaluarën antike të luginës se Drinos . Risi e misionit të këtij viti janë gërmimet në Antigone, ku synohet të zbulohet amfiteatri si dhe do të hartohet një plan menaxhimi i këtij parku.
”Gërmimet arkeologjike të këtij viti kanë nisur në tre hapësira: Plokastër, gërmimet gjeofizike në Hadrianopoli dhe si risi e misionit të këtij viti janë gërmimet në Parkun Arkeologjik të Antigonesë. Si pjesë e misionit të sivjetshëm theksohet fakti se një ekip i universitetit të Maceratës, në bashkëpunim me drejtorinë e monumenteve dhe Bashkinë Gjirokastër do të punojnë për hartimin e një plani menaxhimi për Parkun e Antigonesë. Është një projekt që lidh arkeologjinë me vlerësimin dhe planifikimin e territorit, një nismë e rëndësishme që ka edhe mbështetjen e ambasadës italiane. Pra synimi ynë është që jo vetëm të vijojnë gërmimet arkeologjike në këto site, por edhe t’i zhvillojmë ato për të sjellë një eksperiencë të re menaxhimi të një pasurie të cilën shqipëria e ka me bollëk dhe meriton të rivlerësohet dhe rikualifikohet. Të gjithë e njohin Antigonenë dhe e kanë vizituar atë, por shumë pak dihet për këtë qytet. Objektivat kryesore të misionit të këtij viti janë përfundimi i hetimeve topografike, ndërsa do të vijojmë punën në hapësirën e agorasë, por shresojmë të nisim.”- tha Prof. Roberto Perna, arkeolog italian.


