Janë shpëtuar dy sërfistët të cilët mbetën të bllokuar në detin e Semanit pasditen e sotme.
Ata mbetën të bllokuar rreth 1 km larg bregut të detit. Bëhet me dije se sërfistët ishin vëllezër E.S., 28 vjeç dhe S.S., 48 vjeç.
Vëllezërit janë shpëtuar nga nga policia kufitare e Vlorës dhe Fierit. Personat në fjalë janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


