• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREJ JAVËSH PA UJË TË PIJSHËM/ Banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët
Home
Aktualitet
Kronikë

PREJ JAVËSH PA UJË TË PIJSHËM/ Banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

3 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Banorët e dy fshatrave të bashkisë së Maliqit ankohen për cilësinë e ujit, i cili në rubinetat e tyre vjen me erë të rëndë. Për këtë arsye këtë të martë janë mbledhur në protestë.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se rreth 1 mijë banorë të fshatrave Tërovë dhe Pendavinji, prej dy javësh nuk përdorin ujin as për të pirë dhe as për të plotësuar nevojat bazike të familjeve.

Banorët thonë se rastet e ndotjes së ujit janë të përsëritura, ndërsa kërkojnë ndërhyrje dhe zgjidhje nga Bashkia e Maliqit.
Sipas banorëve, rrjeti i ujësjellësit që furnizon dy fshatrat nuk është i vjetër, çfarë ngre dyshime për ndotje të burimit prej nga shpërndahet uji.

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Bashkisë Maliq, ka kontrolluar të gjitha linjat e furnizimit, por nuk ka gjetur ndërhyrje apo dëmtime, që mund të kenë shkaktuar ndotjen e ujit, ndërsa po merren monstra për të analizuar në laborator cilësinë e ujit.

“Kemi rreth 3 javë që kemi probleme me ujin e pijshëm. Kam folur me Ujësjellësin e Korçës, kanë ardhur dhe kanë verifikuar të gjitha linjat. Nuk kemi probleme në linja. Është një problem i vështirë dhe s’po e kuptojmë nga na vjen. Mbase shkak kanë qenë reshjet e shumta. Banorët kanë blerë ujë, sepse uji që kemi është i papërdorshëm dhe ka rrezik helmimi, sidomos për fëmijët.”, tha kryeplaku i fshatit Tërovë, Andonaq Risto.

Ndotja e ujit në dy fshatra të Bashkisë së Maliqit ka vënë në lëvizje edhe Drejtorinë e Shëndetit Publik, e cila pritet të vlerësojë përmes analizave cilësinë dhe nivelin e ndotjes të ujit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË BURGUN E FIERIT/ Të dënuarit i zbulohet drogë, planifikoi të takohej me…
Previous article KUNATI I ARBEN AHMETAJ SHKON NË SPAK/ Ja momenti kur del nga Prokuroria e Posaçme

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT