• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PREJ DY JAVËSH BETEJË E ASHPËR/ Zgjatet armëpushimi, por luftimet në Sudan vazhdojnë
Home
Botë

PREJ DY JAVËSH BETEJË E ASHPËR/ Zgjatet armëpushimi, por luftimet në Sudan vazhdojnë

28 April, 2023 s.autor Botë

Ushtria dhe një grup paramilitar në Sudan janë pajtuar që të zgjasin marrëveshjen e armëpushimit, disa orë para se armëpushimi paraprak prej 72-orësh të skadonte. Zgjatja e armëpushimit – edhe për 72 orë – vjen pas përpjekjeve intensive diplomatike nga shtetet fqinje, por edhe nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kombet e Bashkuara. Por, pavarësisht armëpushimit, në kryeqytetin sudanez, Kartum, po vazhdojnë luftimet e ashpra. Armëpushimi paraprak mundësoi largimin e mijëra personave, teksa disa shtete vazhduan përpjekjet e tyre për evakuimin e qytetarëve të tyre.

Pothuajse dy javë luftime të ashpra midis ushtrisë dhe një grupi paramilitar kanë lënë të vdekur qindra persona. Në Sudan po luftojnë ushtria dhe grupi paramilitar i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë. Sudani Jugor ka ofruar që të ndërmjetësojë bisedimet e paqes dhe ushtria sudaneze është pajtuar që të dërgojë përfaqësues në këto bisedime.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Uashingtoni “në mënyrë shumë aktive” ka punuar në zgjatjen e armëpushimit, duke shtuar se pavarësisht se armëpushimi i parë nuk u respektua plotësisht, ai mundësoi uljen e dhunës. Por, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, më vonë tha se situata mund të përkeqësohet në çdo moment. Ndërkaq, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë dhe dëshmitarët thanë se ushtria ka sulmuar pozicionet e grupit paramilitar në Kartum.

Të paktën 512 persona janë vrarë në luftime që nisën më 15 prill dhe pothuajse 4.200 të tjerë janë plagosur, edhe pse numri real i viktimave mund të jetë shumë më i lartë. Dhuna shpërtheu fillimisht në kryeqytet, Kartum, midis fraksioneve rivale ushtarake, që po luftojnë për kontrollin e Sudanit – shtetit të tretë më të madh në Afrikë.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil. Mosmarrëveshjet kryesore në planin për trazicion kanë të bëjnë me përfshirjen e 100.000 anëtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtrinë e rregullt, dhe se kush do të udhëheqë ushtrinë e re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Allegri në dyshim? “La Gazzetta” zbardh të ardhmen e trajnerit
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Dhunë në familje dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, disa të arrestuar në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT